Shqipëria në El Pais për suksesin e agroturizmit/ Krifca: Prezantimi i ofertës sonë unike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Formula e agroturizmit shqiptar vijon të rrëmbejë kryefjalën në shkrimet e medieve ndërkombëtare.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca solli sot në vëmendje shkrimin nën titullin “Agroturizmi në Shqipëri: një rrugë midis akomodimit të qëndrueshëm rural, fermave dhe bodegave”, publikuar në prestigjozen spanjolle “El País”, duke e cilësuar atë “prezantim të mozaikut tonë unik”.

“El País” një nga gazetat  më kryesore në Madrid, me rekord shitjesh në Spanjë, vjen me  një superpromovim për Shqipërinë dhe agroturizmin, por edhe prezantimin e vizionit të politikave të MBZHR, me objektiv të qartë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe ekonomisë rurale në tërësi.

Artikulli në prestigjozen “El País” sjell në retrospektivë, kohën e zhdukjes së një pjese të madhe të kooperativave bujqësore që i mbijetuan rënies së regjimit komunist në vitet ’90 dhe realitetetin sot, kur prodhimi i grurit, misrit, duhanit, mishit dhe produkteve të qumështit, shumë prej tyre tani kanë rimarrë shkëlqimin e dikurshëm, të ringjallur nga brezat e rinj që shkuan jashtë vendit por dhe orintimin dhe mbështetjen e duhur që po ndiqet në ridimensionimin e këtij sektori me të veçantat dhe potencialet që bart.

“El País” ndalet në historinë dhe suksesin e agrotuzimeve shqiptarë, nga jugu në veri të Shqipërisë, duke i prezantuar ato me veçoritë dhe karakteristikat që siç citon shkrimi, “ janë një dhuratë premtuese për bizneset e reja që lëvizin nga e kaluara bujqësore shqiptare në akomodime rurale, taverna dhe bodega të qëndrueshme nga receta tradicionale me një kthesë bashkëkohore, që tërheqin vëmendjen e turistëve të huaj”.

Sot fermerët, prodhuesit, krijuesit në kulinari dhe receta autentike, ruajtësit e traditës dhe sipërmarrësit në sektorin rural, janë përcjellit më të mire të vlerave të mëdha që magjepsin vizitorët në Shqipëri .

Të fundit

Pasuria e miliarderëve të botës u rrit me 2 trilionë dollarë më 2024

Pasuria e miliarderëve të botës është rritur me 2 trilionë dollarë në vitin 2024, tre herë më shpejt se...

Vrasja e biznesmenit/Autori e priti 15 minuta i fshehur në një rrugicë, zbardhen detajet

Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vrasjen e Bujar Nasufit, mbrëmjen e 12 Janarit në kryeqytet. Pas këqyrjes së shumë kamerave të sigurisë, ka...

“Mos të bëjë viktimën”/ Xumi për Eglin: Çfarë i kam bërë unë asaj!?

Në një bashkëbisedim me Aldon, Xumi ka shprehur pakënaqësitë që ka me Eglin, pasi kjo e fundit e ka çuar në një nominim kokë...

Trump merr sot detyrën si president i SHBA/ Berisha: Do kërkoj heqjen e non gratës

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, ceremonitë që po zhvillohen në SHBA për betimin e presidentit të...

Kreu i SPAK/ Brenda janarit publikojmë strategjinë kundër krimit zgjedhor

Kreu i SPAK, Altin Dumani foli sot me gazetarët, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh lidhur më çështjet e nxehta të drejtësisë dhe jo vetëm. Dumani theksoi...

Lajme të tjera

Web TV