Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Meta thirrje deputetëve: Mos e votoni legalizimin e kanabisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konfernce për mediat u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të mos e votojnë ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësorë.

Duke cituar raportin e OKB-së Meta, tha se Rama e ka shëndrruar Shqipërisë në një nga vendet kryesore tranzit të trafikimit të heroinës dhe kokainë

Shqipëria është një nga vendet kryesore tranzit të trafikimit të heroinës dhe kokainës. Ndërkohë që përfshirja e grupeve kriminale shqiptare në trafikun e kokainës në Europë, nga viti 2012 vlerësohet se ka rritur ndjeshëm konkurrencën, ka ulur çmimet dhe përmirësuar cilësinë, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen e konsumit, tendencë që u bë e dukshme pas vitit 2015.

Lidhjet e trafikantëve shqiptarë të drogës tashmë janë të drejtpërdrejta me Kolumbinë, Bolivinë dhe vende të tjera prodhuese.Kjo situatë, shumë e rënduar vjen sepse qeveria është bërë njësh me trafikantët dhe policia, veçanërisht krerët e saj janë inkriminuar thellë me ta, ashtu siç u pa ditët e fundit edhe me grupin e madh të policisë në Shkodër që ishte pjesë e trafikut të drogës.

Kjo situatë, e lënë qëllimisht jashtë kontrollit nga qeveria ka detyruar DEA-n amerikane t’u kërkojë bashkëpunim qytetarëve dhe të hapë linja të veçanta komunikimi me ta.

Gjithashtu Departamenti Amerikan i Shtetit në vazhdimësi ka konstatuar se: Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë. Trafikantët shqiptarë, luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar.

Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Grupet shqiptare vlerësohet të kenë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja deri te zinxhiri i shitjeve në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Pikërisht, në një situatë të tillë kaq të rëndë, Rama po legalizon drogën, ndërkohë që Shqipëria prej vitesh konsiderohet ndërkombëtarisht si Kolumbi e Europës.

Është e qartë, se legalizimi i kanabisit nga Rama është borxhi i detyruar, që ai po i paguan narkotrafikantëve për blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Alibia e qeverisë, se legalizimi bëhet për gjoja qëllime shëndetësore është thjesht dhe vetëm një alibi për të justifikuar krimin shtetëror dhe pengmarrjen e qeverisë.

Përdorimi mjeksor i kanabisit është eksperimental, shumë i kufizuar dhe i palegalizuar në formë protokollesh mjeksore te konsoliduara. Vlera dhe pesha e kanabisit në trajtimin mjekësor të patologjive në nivel botëror është praktikisht zero. Edhe pesha ekonomike e tij është thuajse zero dhe pa asnjë vlerë për ekonominë e vendit.

Pra është e qartë se legalizimi i kanabisit nga Rama është taksa, që ai po u paguan bandave të narkotrafikut për shërbimet e tyre në blerjen dhe vjedhjen e zgjedhjeve si dhe në pastrimin pa fre të parave të pista të qeveritarëve. Ju bëj thirrje deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të mos e votojnë projektligjin e zi të legalizimit të kanabisit dhe të mos shndërrohen në bashkëpjesëmarrës në këtë krim kaq të rëndë kundër të sotmes dhe të ardhmes së vendit dhe kundra jetës dhe shëndetit veçanërisht të të rinjve të Shqipërisë”, tha Meta.

Të fundit

Zbardhen emrat e drejtuesve të policisë në qarqe!

Policia e Shtetit ka bërë publike ditën e djeshme një liste më 38 emra zyrtarësh të cilët kandidojnë për...

Koçiu: 302 mjekë të punësuar përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” nga janari në tetor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se plot 302 mjekë janë punësuar në të gjithë vendin, përmes portalit “Mjekë...

VIDEO/ Lideri i “botës së lirë” ngec në rërë para takimit me Trump

Vijon të shqetësojë gjendja shëndetësore e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Kreu i Shtëpisë së Bardhë është filmuar këtë fundjavë teksa...

Buxheti 2025 20% më shumë se 2024/Hasani: Forcojmë rolin e vendit në arenën ndërkombëtare

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani raportoi sot në komisionin për Çështjet Europiane, mbi objektivat kryesore të projektbuxhetit 2025 për këtë...

Kush është specia më e studiuar e majmunëve që u dërguan në hapësirë?

43 majmunë të species që njihet si “rhesus macaque”, të cilët gabimisht dolën nga një laborator në Karolinën e Jugut, janë ndër kafshët më...

Lajme të tjera

Web TV