Turi ballkanik/ Kosova përgatitet për vizitën e Ramës, bllokohen disa akse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më datat 6 dhe 7 korrik 2023, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, së bashku me një delegacion shoqërues.

Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në vendin tonë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, me 06.07.2023, nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem JASHARI” në drejtim të Prishtinës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), dhe të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta.

Gjithashtu, ju njoftojmë se në disa segmente rrugore në kryeqytet do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Po ashtu, me datë 07.07.2023, gjatë kthimi të tij nga Prishtina në drejtim të Aeroportit do të aplikohen masat e njëjta.

Të fundit

‘Hiq çorapet e kuqe dhe martohu’, Rama tregon çfarë i tha Majko kur u bë kryetar i PS-së

Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në një inspektim në laboratorin e mediave dixhitale në Universitetin e Tiranës, që...

Familjarët e Leo Sadikut kallëzim në Polici ndaj mjekëve të QSUT dhe Spitalit të Korçës

Familjarët e Leo Sadikut, 12-vjeçari që ndërroi jetë në datën 8 janar në QSUT, kanë kallëzuar penalisht mjekët e QSUT, të cilët patën në...

Edhe 40.7 mln € hekurudhës Tiranë Durrës, Opozita: Bie era korrupsion

Në komisionin e Punëve të Jashtme, u miratua një shtim huaje mes BERZH-it e qeverisë për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë Durrës. Opozita kontestoi shifrën...

“Kjo është e rrezikshme”, Trump urdhëron ngrirje për grantet dhe kreditë federale

Zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë ka urdhëruar një pauzë për të gjitha grantet dhe huatë federale, duke ndikuar potencialisht në triliona në...

Akuzohet se liroi një oficer nga Libia të kërkuar nga Gjykata e Hagës/ Reagon Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se është vënë nën hetim gjyqësor pas një vendimi të qeverisë për të liruar një oficer policie libian...

Lajme të tjera

Web TV