Gazetarja e TCH puth live sinoptikanen gjatë edicionit informativ! Arsyeja e rëndësishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e njohur e Top Channel Juli Ristani ishte në një lidhje direkte me edicionin informativ nga Metoalb, për të zbuluar të rejat më të fundit në lidhje me motin

Para se ajo të lejonte sinoptikanen Lajda Porja të fliste për parashikimin e motit, theksoi se sot është Dita Botërore e Puthjes dhe kishte dëshirë ta ndante këtë informacion të bukur me të gjithë. Madje ajo ka përcjellë një mesazh domethënës, ku njerëzit duhet t’i japin sa më shumë dashuri, puthje dhe përqafime të afërmve të tyre. Para se të niste me parashikimin e motit, Ristani ka puthur në faqe sinoptikanen Lajda Porja, një gjë e veçantë që ndodh rrallë në lidhjet direkte.

“Përpara se të flasim për një çështje të rëndësishme siç është moti, do doja të flisja edhe një një çështje po kaq të rëndësishme që e zbulova teksa po vija drejt Metoalbit, nuk e dija as unë që sot 6 korriku është Dita Botërore e Puthjeve.

Kështu që doja ta ndaja këtë informacion kaq të bukur me shikuesit tanë të nderuar pasi në përgjithësi është shënuar kjo ditë për të na kujtuar të gjithëve ne se sa të bukura dhe se sa kënaqësi të sjellin ato puthjet apo ato shtrëngimet tona me familjarët, vllezërit, motrat, miqtë, shokët. Doja ta sillja dhe jam e kënaqur që ta ndaj me ty sepse do doja të të dërgoja një puthje nga Metoalb në shenjë miqësie.

Është shënuar në vitin 2000 në Britaninë e Madhe e ka origjinën, por është përhapur në të gjithë botën dhe shënohet pavarësisht se vitet e fundit kemi dhënë më shumë puthje lamtumire me të dashurit tanë. Tani kalojmë tek moti, por unë doja ta shënoja këtë ditë duke puthur Lajdën time.

Lexo edhe :  Arrestohen dy persona/ Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, në Tiranë

Gëzuar Ditën Botërore të Puthjeve si një bashkëpunëtore fantastike e jona, është një sinoptikane kinge që gjendet me parashikimet e motit dhe që lëvron që fushë që i ngjan kaq shumë jetës sonë një herë stuhi, një herë diell, një herë erë dhe një herë qiell i kaltër”, u shpreh gazetarja Juili Ristani.

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV