Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Qafoku: Është tronditur klasa politike, bravo SPAK!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur Roland Qafoku ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook në lidhje me lajmin e bujshëm të ditës së sotme, kërkesën për arrestim të ish-ministrit Ahmetaj nga SPAK.

Qafoku vlerëson SPAK duke thënë se arrestimi i funksionarëve të lartë të pushtetit tregon guxim dhe vendosmëri. “E gjithë klasa politike është e tronditur rëndë. Majtas dhe djathtas, pa përjashtim”, është shprehur gazetari Roland Qafoku.

Postimi i plotë:

Arben Ahmetaj-zëvendëskryeministër, Saimir Tahiri-ministër i Brendshëm, Lefter Koka-ministër i Mjedisit, Alqi Bllako-deputet, Vangjush Dako-kryebashkiak i Durrësit, Fatos Tushe-kryebashkiak i Lushnjes, Safet Gjici-kryebashkiak i Kukësit. Me arrestimin e këtyre shtatë funksionarëve të lartë të pushtetit socialist për abuzim me detyrën, për herë të parë mund të themi se SPAK-un nuk mund ta akuzosh më për mefshtësi dhe se nuk ka kapur asnjë peshk të madh. Njëkohësisht, mund të themi se pas 4 vitesh nga ngritja e kësaj strukture, në Shqipëri nuk mund të thuhet më se ka njerëz të paprekshëm. Sigurisht që nuk kemi të drejtë ti shpallim fajtorë pa vendosur gjykata dhe pikërisht kjo është beteja më e madhe e SPAK. Megjithatë, duhet të themi se arrestimi i tyre tregon guxim që vetëm disa vite më parë as nuk mendohej. Me këtë skuadrilje në qeli, e gjithë klasa politike është e tronditur rëndë. Majtas dhe djathtas, pa përjashtim. Veçse duhet të themi se ky duhet të jetë vetëm fillimi i fillimit. Nëse vijohet me këtë impenjim, me këtë këmbëngulje dhe më këtë durim, besohet se politika e inkriminuar, zyrtarët e korruptuar, e keqja dhe e liga në këtë vend do të marrë goditje të fortë. Në Shqipëri nuk mund të triumfojnë më ata që kanë abuzuar me pushtetin dhe të kapardisen pastaj me nofkën “të zotë” që ua vendosin beniaminët e tyre po të korruptuar dhe që fatkeqësisht janë në shumicë. Më të mirët dhe më të zotët janë të ndershmit që fatkeqësisht janë pakicë. Por, kjo është Shqipëria e mirë që duhet t’ua ndërtojmë fëmijëve tanë. Bravo SPAK dhe Altin Dumani!

Lexo edhe :  Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare gazetari i njohur

Të fundit

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 5 janar 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet  nga moti i kthjellët dhe vranësira të...

Horoskopi ditor, 5 Janar 2025

Dashi Pritet qe jeta ne çift te mos ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me partnerin tuaj dhe...

Ekspertët e sigurisë paralajmerojnë: NATO nuk eshtë gati për nje luftë

NATO nuk është gati për një luftë brutale në Arktik me Vladimir Putin, kanë paralajmëruar analistët. Pavarësisht stërvitjeve masive të NATO-s në rajon, trupat do...

Meloni me ‘mision sekret’ në SHBA: Do të takojë Trump, por nuk dihet pse

Mision sekret për Giorgia Melonin në SHBA. Kryeministrja italiane u nis drejt Shteteve të Bashkuara për të takuar presidentin e zgjedhur Donald Trump. Një takim...

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ceremonitë e transmetuara drejtpërdrejt...

Lajme të tjera

Web TV