Aksident në Sarandë/ “Jeep”-i përplas të miturin, detajet e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Policia ka njoftuar se një i mitur është përplasur nga një automjet tip “Jeep”.

Policia ka identifikuar dhe shoqëruar shoferin e automjetit, shtetasin me inicialet A.S. 69 vjeç, i cili është banues në Gjermani.

Raportohet se i mituri është transportuar në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Blutë bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

“Në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi A. S., 69 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij tip “Jeep” ka goditur nje fëmijë të mitur 4 vjeç, banues në Gjermani.

4-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

“I hap derën djalit plangprishës”/ Adriana Kalaja mesazhe të koduara Berishës

Në Partinë Demokratike vijojnë të dalin në dritë pakënaqësitë dhe tensionet e brendshme. Pas Çim Pekës një ditë më...

Skema Kombëtare, AZHBR: Mbi 1400 fermerë përfitues për kultivimin e bimëve mjekësore

Mbi 1400 aplikime janë shpallur përfitues të Masës 5 të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025: Kultivimi i bimëve mjekësore e aromatike. Agjencia...

Përse Këlliçi e teproi me Berishën?

Nga Mero Baze E pata paralajmëruar Belindin se sinqeriteti i tij i tepëruar duke u lavdëruar se bashkë me socialistët kishin arrestuar Veliajn do t’i...

“Pallati 176” në Kinemanë Verore të DPA-së

Për një shfaqje rekordesh, sikurse është "Pallati 176", pritshmëritë janë të larta. Ama, transmetimi i kësaj komedie kult në Kinemanë Verore të Drejtorisë së...

Qeveria holandeze u ndalon dy ministrave izraelitë hyrjen në vend, shkak situata në Gaza

Qeveria holandeze ka njoftuar masa kundër Izraelit, duke përfshirë ndalimin e hyrjes në vend për dy ministra të qeverisë izraelite të ekstremit të djathtë...

Lajme të tjera

Web TV