“Kjo ishte klithma e fundit”/Beqiri plas ‘bombën’: Berisha ka lidhje të brendshme në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Idajet Beqiri thotë se Sali Berisha është informuar sot nga “ushtarët e tij në SPAK”, se dosjet e tij janë hapur. I ftuar në një intervistë televizive Beqiri tha se dalja urgjente e Berishës ditën e djeshme, tregon shqetësimin e tij për situatën ku ndodhet, tashmë non grata nga SHBA dhe Britania.

Beqiri u shpreh se Berisha ka lidhje të brendshme në SPAK, me njerëz që e informojnë, të cilët i kërcënon.

“Kjo është klithma e fundit që Berisha mundohet tu japë simpatizantëve të tij, për t’u thënë që është i rrezikuar. Tani Berisha e di që problemin nuk e ka vetëm te litari se për një kohë të gjatë e ka pasur në fyt, problemi është te karrigia, që duan t’ia heqin.

SPAK në vend që të formësojë dosjen, disa ushtarë besnikë të Berishës, e lajmëruan urgjentisht Sali Berishën, Benjaminin dhe udhëheqësin e tyre shpirtëror të cilët Berisha i ka mbrojtur nga aferat korruptive dhe pasuritë që kanë ndërtuar duke vjedhur. Berisha i kërcënon dhe i mban të lidhur me video.

Sepse Berisha kështu është mësuar, të përdorë videot kërcënuese. Kështu ata e informuan dhe e vunë në dijeni, që të shpërthejë sot, sepse arrestimi është fare afër. Kjo është arsyeja që Berisha doli sot dhe shpërtheu”, u shpreh Beqiri.

Të fundit

Turisti u lejua të drejtonte ‘Jet ski-në’ pa leje drejtimi, arrestohet operatori turistik

Pas incidentit tragjik që ndodhi në det me dy pushues anglezë, ku humbi jetën drejtuesi 34-vjeçar i një Jet...

Tedi Blushi jep dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak i Tiranës pas zgjedhjes deputet

Këshilltari në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen nga mandati i tij si këshilltar bashkiak. Në një shkresë zyrtare drejtuar Këshillit...

Kush është gjyqtarja Elsa Ulliri, e cila do të gjykojë Berishën për korrupsion!

Paraditen e kësaj të hëne në ambientet e GJKKO-së u hodh dhe shorti për përcaktimin e treshes së gjyqtarëve të cilët do të gjykojnë...

Sulmi ukrainas në aeroportet ruse: Çfarë dimë deri më tani

Aeroportet ushtarake në pesë rajone ruse, përfshirë Siberinë dhe Lindjen e Largët, janë bërë cak i sulmeve të koordinuara me dronë të orkestruara nga...

Bie Monarkia, italianët zgjedhin Republikën

2 Qershor 1946   Më 2 dhe 3 qershor 1946, Italia u përball me një nga momentet më vendimtare të historisë së saj moderne: një...

Lajme të tjera

Web TV