Home Lifestyle Show Biz Gjykata rumune i zgjat arrestin shtëpiak Andrew Tates

Gjykata rumune i zgjat arrestin shtëpiak Andrew Tates

0
Gjykata rumune i zgjat arrestin shtëpiak Andrew Tates

Një gjykatë në kryeqytetin e Rumanisë vendosi më 18 korrik që t’ia vazhdojë arrestin shtëpiak për edhe 30 ditë influencuesit kontrovers Andrew Tate.

Tate akuzohet për përdhunim, trafikim me njerëz dhe për krijimin e një grupi kriminal me qëllim për t’i shfrytëzuar seksualisht gratë.

Vendimi i Gjykatës së Bukureshtit vjen një muaj pasi prokurorët ngritën aktakuzë edhe formalisht ndaj yllit 36-vjeçar të rrjeteve sociale, si dhe ndaj vëllait të tij dhe dy grave të tjera në rastin e njëjtë.

Të katër të pandehurit – të cilët u arrestuan në fund të muajit dhjetor në Bukuresht – do të mbahen në arrest shtëpiak edhe për 30 ditë të tjera.

Tate dhe të tjerët i kanë mohuar të gjitha akuzat.