Mediu ndjen frikën e burgut: Çështja e Gërdecit po përdoret politikisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se çështja e “Gërdecit”, ku akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, po përdoret politikisht.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në News24, Mediu tha se duhet një analizë e thelluar për të dalë në konkluzionet se si ka ndodhur shpërthimi. Sipas tij shpërthimin nuk mund të ketë ardhur nga saldimi.

I frikësuar mesa duket nga deklarata e avokatit të familjarëve i cili tha se ndaj ish ministrit duhet të merret një masë sigurie arrest me burg sepse mund të largohet, Mediu tha se avokati duhet të bëjë punën e tij dhe jo të politikanit.

Kërkuam gjykim të shkurtuar sepse procesi u nis në mënyrë të paligjshme dhe çështja është parashkruar dhe ka një vendim të gjykatës që thotë se nuk ka pezullim të parashkrimit siç ka interpretuar Apeli. Duam analizë të qartë të provave.

Një nga problemet e mëdha të asaj qeveria është mungesa e analizës për atë që ka ndodhur. Por ndoshta për shkak të procesit hetimor dhe konotacionit politik që mori, nuk u bë. Jo të gjitha vendet ishin dashamirëse ndaj qeverisë, sepse në atë kohë po bëhej anëtare e NATO-s.

Nuk mendoj se Shqipëria është një ishull i veçuar dhe ka interesa të qarta të vendeve që janë kundër NATO-s. Por ti lëmë mënjanë këto insinuata, por të merremi me veprimet.

Ka një informacione për prezencë të disa serbëve në fabrikën e demontimit, pse kanë ardhur apo kur kanë ikur?

Ka disa kamera që kanë filmuar në kohë reale, ka një seri rrethanash që kanë nevojë për analizë. Ata që kanë bërë hetimin s’kanë pasur interes për të analizuar çdo detaji dhe verimi. Një grup ekspertësh amerikanë thonë se nuk mund të ndodhte shpërthimi vetëm nga saldimi.

Unë nuk po mohoj gjetjet, por si ka ndodhur është detyrë dhe duhet vlerësuar. Për mua është një nga ngjarjet më të rënda në një moment të rëndësishme për vendin, që nuk do uroj kurrë të ndodhte. Avokatit të familjarëve i bëj thirrje të bëj avokatin dhe jo politikanin. Kërkova shqyrtimin në çdo lloj rrethane. Raportin e përgjegjësisë morale unë e mora kur se ka marrë askush tjetër.

Në lidhje me drejtësinë shqiptare nuk besoj se gjërat kanë ndryshuar, megjithatë jam përpjekur ti shmangem populizmit dhe uroj që Shqipëria të ecë në një drejtësi të pavarur.

Të flas për çështjen time konkrete, që vazhdohen me aludime dhe gjyqtarit ti jepet e drejta të bëjë një nen të ri… nuk bën gjyqtari një nen të ri, por gjyqësori e adreson çështjen te Parlamenti. Këto janë diskutime të vështira për tu absorbuar.

Unë kam kërkuar që të pyetem nga Prokuroria dhe nuk jam pyetur. Unë nuk u jam shmangur në asnjë moment këtij procesi.

Unë do bëj luftën time dhe jam krenar për detyrën që pak pasur si ministër i mbrojtjes”, u shpreh Mediu.

Të fundit

Dëbora krijon problematika në veriun e vendit, ja se si paraqitet situata

Në aksin rrugor Topojan-Shishtavec, borëpastrueset janë në veprim për të mbajtur rrugët të kalueshme, duke shpërndarë kripë për të...

Destinacionet e festave/ Zgjerohet harta e vendeve ku shqiptarët shkojnë për të festuar

Viti i ri nuk festohet vetëm në shtëpi me darkën tradicionale familjare por ka edhe nga ata shqiptar që për festa zgjedhin që të...

Këlliçi deklaron: Nuk bashkëjetoj me partneren, Ana Shkreli nuk është më…

Belind Këlliçi para mediave mohoi bashkëjetesën me parnteren Ana Shkreli. Pas daljes nga SPAK ku u thirr nga prokurori Elvin Goga, Këlliçi ishte pyetur...

Avokati paralajmëron arrestime në rradhët e politikanëve: Do vihen përballë drejtësisë

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar mbi politikën shqiptare përballë institucionit të SPAK. Ai shpreh bindjen se kur flitet për korrupsion, flitet për politikanët e...

Linda Rama rrëfen njohjen me kryeministrin

Linda Rama rrëfeu edhe pak nga njohja e saj me kryeministrin e vendit. Ajo tha se për herë të parë ata janë takuar në...

Lajme të tjera

Web TV