Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dalë nga GJKKO pas përfundimit të seancës për dosjen “Gërdeci”.
Mediu ngriti akuza ndaj Prokurorisë së Posaçme, teksa deklaroi se nuk ka asnjë dëshmitar që ta akuzojë.
Ai përsëriti edhe njëherë se nuk ka kryer asnjë akt në kundërshtim me ligjin.
“Komenti i parë është që dua të falënderoj median për ndjekjen e këtij procesi. Dëshmitarët janë thirrur nga prokuroria për të dëshmuar. Sot, përfaqësuesi, shefi i sektorit të drejtorisë juridike theksoi se çdo akt që ka nxjerrë ministri, ka qenë në përputhje me ligjin.
Sa i përket thirrjes së dëshmitarëve, ky është detyrim i prokurorisë, që t’i bëjë të mundur të jenë prezent. Nëse s’kanë pyetje vetë për dëshmitarët, të kenë dëshirën që të dëgjojnë pyetjet tona.
Mendoj se nëse ka mangësi se si ka vepruar prokuroria, nuk është përgjegjësi e mbrojtjes. Duhet ta kishin bërë dhe me dëshmitarët që ka thirrur prokuroria. Mendoj se është kompania që ka pasur kontratën. Kompania ka bërë transaksionet që ka bërë këtë proces. Kam pritur 17 vjet, jam gati te pyetem për çdo gjë”, tha ish-ministri./O.S