Lëvizje në qeveri/ Rama firmos ndryshime në radhët e zv.ministrave, ja kush largohet

Është shkarkuar nga detyra zëvendësministri i Kulturës Meri Kumbe.

Shkarkimi i tij është vendosur në Këshillin e Ministrave me propozimin e Kryeministrit.

VENDIMI:

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Meri Kumbe, zëvendësministër i Kulturës, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.