“Nëna më priste te dera e burgut me qese”/ Rrëfimi i ndjerë i ish-banorit të Big Brother

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk u ngjet fare personazheve që shfaqen kudo e gjithandej, as atyre që sa herë dalin nëpër studio e nëpër intervista bëjnë të pamundurën për të treguar anët e tyre më të mira, përkundrazi.

Adi Pojana është mësuar të jetë i vërtetë dhe i hapur me publikun, aq më tepër që përvoja e jetës, gabimet që nuk duhet t’i kishte bërë, siç thotë ai, e kanë bërë të fortë, por edhe e kanë stërvitur të mos kërkojë “luksin” nga jeta, por ta gjejë lumturinë te gjërat e vogla dhe të thjeshta – ato që ta mbushin zemrën plot, si përqafimi mallëngjyes e i munguar i një nëne.

Duke folur për prindërit që nuk i jetojnë më e sidomos për nënën, Adi e ka të vështirë ta mbajë nën kontroll dridhjen e zërit, madje as sytë e përlotur nuk i fsheh dot.

Megjithatë, ia del që të rrëfejë e të kujtojë mes shumë emocioneve disa prej kujtimeve e pengjeve më të mëdha që i kanë mbetur nga e ëma.

Sot, ndërsa rrëfen që fotografinë e prindërve e puth çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje, bën një autokritikë duke i dërguar edhe publikut një mesazh: “I them vetes, po si more idiot, aty e kishe çdo ditë dhe nuk e puthje, tani puth fotografinë në kornizë…

Puthini dhe përqafojini prindërit të gjithë ju që i keni, se s’do t’i keni më një ditë…”, tha ai në “S’e luan Topi”.

Do të bënte gjithçka për lumturinë e së ëmës, siç kujton Adi. Ka shumë pengje që i kanë mbetur prej saj. Por mes shumë sakrificave, ai kujton periudhën e tij më të errët, në të cilën e ëma ishte i vetmi njeri që nuk e la kurrë vetëm.

Jo pak, 3 vjet e gjysmë në burg pas abuzimit me drogën, por e ëma ishte ajo që e shpëtoi edhe prej andej.

Të fundit

Meta nga qelia: Opozita ka fuqinë! Programi ynë sjell ndryshimin

Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili garon në Tiranë për deputet tregon për gazeta “Panorama” se si po...

‘Berisha nuk ka asnjë shans të heqë non gratën’/ Beqiri: Po hetohet….

Avokati Idajet Beqiri deklaroi në një emision televiziv se Sali Berisha nuk ka asnjë shans që t’i hiqet “non grata” në SHBA, edhe pse...

Pse po luhatet euro? Faktorët dhe ndikimi në ekonomi

Kursi i këmbimit është përfshirë nga luhatje të forta ditët e fundit, të shkaktuara nga situata e përgjithshme gjeopolitike dhe lufta tregtare e Shteteve...

Mark Samson e përdori për të kamufluar krimin, rrëfehet djali që Ilaria njohu në Tinder

Hetimet rreth vrasjes së Ilaria Sulës vazhdojnë, teksa ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, vijon të jetë i burgosur, me prokurorinë që...

Skandali, prifti katolik arrestohet për abuzim seksual me të mitur

Hijet e skandalit të abuzimit me të mitur nga priftërinjtë janë rikthyer në Itali. Në Breshia, një prift 48-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht...

Lajme të tjera

Web TV