Krifca, takim me kreun e OBSH-së: Fuqizim politikave në mbështetje të sigurisë ushqimore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Buqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca njëherazi presidente e CIHEAM, zhvilloi një takim në Romë me drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, me të cilin diskutoi për rëndësinë e adresimit të politikave, për krijimin e zinxhirëve të fortë ushqimorë dhe garantimin e sigurisë ushqimore.

“Reformat dhe politikat tona kanë në vëmendje të shtuar injektimin e mbështetjes për krijimin e zinxhirëve të fortë ushqimorë dhe politikat më të mira të garantimit të sigurisë ushqimore për përkujdesjen e shëndetit të të gjithë konsumatorëve tanë”, tha Krifca, gjatë takimit me kreun e OBSH-së, Ghebreyesus.

Duke folur për politikat e ndërmarra në mbështetje të bujqësisë dhe sektorit rural në tërësi  në raport me zhvillimet globale, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, u ndal në  zbatimin e një strategjie konkrete për zhvillimin e Bujqësisë dhe sigurinë ushqimore.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në fushën e zhvillimit rural dhe shprehu mbështetjen e OBSH-së për politikat e qeverisë shqiptare që kanë fokus fermerin, sigurinë ushqimore dhe prodhimin vendas.

“Shpreh të gjithë mbështetjen dhe inkurajimin e OBSH për reformat të cilat kanë vendosur në qendër të politikave tona fermerin, sigurinë ushqimore dhe prodhimin vendas”, tha ai.

Takimi mes ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, njëherazi presidente e CIHEAM-it dhe drejtorit të përgjithshëm të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus u zhvillua në kuadër të samitit të OKB-së për Sistemet Ushqimore, që zhvillohet në selinë e FAO-s në Romë.

Ngjarja e nivelit të lartë ka në kryefjalë forcimin e sistemeve ushqimore dhe synon të krijojë një hapësirë të favorshme për vendet që të rishikojnë progresin në angazhimet për veprim dhe të identifikojnë sukseset, pengesat e qëndrueshme dhe prioritetet, në mënyrë që të mbyllin hendekun e zbatimit për transformimin e sistemeve ushqimore.

Lexo edhe :  Kufizohen kreditë për shtëpi/ Tavan për vlerën dhe afatin e shlyerjes

Në samit marrin pjesë kreu i Organizatës Botërore së Ushqimit, Qu Dongyn, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ministri italian i Bujqësisë, Francesco Lollobrigida, ministri japonez i Bujqësisë, Katsumata Takaaki. Kreu i organizatës më të madhe të fermerëve në Italia Coldiretti, Ettore Prandini e shumë aktorë të tjerë botërorë të rëndësishëm për forcimin e prodhimit dhe konsumit të qëndrueshëm.

Të fundit

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Vota emigrantve nga Greqia, shuplakë patriotike kundër aleancës Berisha-Beleri!

Juristi Kreshnik Spahiu nuk mendon se qeveria ndikoi te vota e 11 majit aq masivisht sa po pretendon opozita apo që t’i ketë blerë...

Lajme të tjera

Web TV