Mbi 1 miliard njerëz në botë janë mbipeshë, sipas OBSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i njerëzve obezë në të gjithë botën i ka kaluar 1 miliard, kjo sipas një studimi të fundit të publikuar në “The Lancet”. Elementi më shqetësues, përveç shifrave, është fakti që mbipesha si fenomen po prek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit, duke bërë që shifrat të kapërcejnë në çdo cep të botës.

Obeziteti, i përcaktuar nga një indeks i masës trupore (BMI) shihet ndryshe si një formë e kequshqyerjes në shumë vende. Shifrat e obezitetit janë rritur dy herë më shpejt te fëmijët dhe adoleshentët në nivel global, krahasuar me të rriturit.

Studimi analizoi matjet e peshës dhe gjatësisë së mbi 220 milionë njerëzve në 200 vende mes periudhës së viteve 1990 dhe 2022. Në vitin 2022, rezultatet treguan se më shumë se 879 milionë të rritur jetojnë me obezitet mes tyre 504 milionë gra dhe 374 milionë burra. Numri aktual është katër herë e gjysmë më i lartë se shifrat e regjistruara në vitin 1990.

Për fëmijët dhe adoleshentët, vlerësimet treguan se 159 milionë prej tyre u prekën në vitin 2022 nga obezitetit, një rritje e ndjeshme kjo krahasuar me 31 milionë të regjistruar tridhjetë vjet më parë.

“Është shumë shqetësuese që epidemia e obezitetit që ishte e dukshme tek të rriturit në pjesën më të madhe të botës në vitin 1990, tani pasqyrohet te fëmijët dhe adoleshentët e moshës shkollore,” thotë Majid Ezzati, profesor në “Imperial College London”.

Mbipesha është një gjendje kronike dhe komplekse që i vë njerëzit në një rrezik në rritje të sëmundjeve të tilla si diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare si dhe disa lloje kanceri.

“Ky studim i ri thekson rëndësinë e parandalimit dhe menaxhimit të obezitetit nga jeta foshnjore deri në moshën madhore, përmes dietës, aktivitetit fizik dhe kujdesit sipas nevojës,” u shpreh, Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së.

Lexo edhe :  Papa Leone i bën thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Ekspertët janë në një mendje kur thonë se për të krijuar një botë më të shëndetshme, lind nevoja për politika gjithëpërfshirëse për të adresuar këto sfida./E.Ç

Të fundit

Vajza që ka udhëtuar çdo shtet të botës e vetme rrëfen ku nuk do të kthehej më kurrë

Jessica Nabongo është një nga gratë e para me ngjyrë që ka vizituar 195 vendet e botës, një arritje...

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”/ 6000 gjoba dhe 14 të arrestuar në orët e fundit

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit. Me praninë e shtuar të forcave...

Turqia i shpall “luftë” obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik. Qeveria...

Sot testi i Vlerësimit të Nxënësve të Arsimit Fillor, Manastarliu: Suksese

Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në Shqipëri sot do t’i nënshtrohen testimit kombëtar Vlerësimi i Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor...

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame dhe karriera e tij

Artan Lame ka lindur në Tiranë në vitin 1967. I martuar dhe me dy fëmijë, ai është një figurë e njohur në fushat e...

Lajme të tjera

Web TV