A do të ketë reshje shiu? Surpriza e motit për javën e ardhshme, gushti vjen me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe ditë “tipike” vere me orë të bollshme me diell dhe temperatura jo tepër të larta si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit dhe për pjesën më të madhe të ditës. Thënë kjo pasi në ditët e para të javës nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare të cilat në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara.

Vlen për tu theksuar se për adhuruesit e plazhit elementi i erës mund të jetë relativisht “problematik”. Era do të fryjë fillimisht ditët e para nga kuadrati i veriut më pas nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Por, në orët e mesditës deri ato të pasdites në bregdet era hera-herës fiton itensitet 7-8m/s.

Surpriza mund të vijë përgjatë fundjavës tjetër pasi priten reshje shiu madje në disa zona dhe me intenistet. Megjithatë është ende herët për të folur rreth fundjavës tjetër pasi duhet të presim projeksionet e hartave të rifreskuara për të patur një panoramë më të qartë për atë cfarë pritet të ndodhë.

Të fundit

I mungon vetëm një lojtar, Guardiola e gjen te Barcelona për 80 mln euro

Pas largimit përfundimtar të Kyle Walker dhe mungesës së besimit te mbrojtësit e djathtë aktual që ka në ekip,...

Dy makina përplasen në Dimal, plagosen dy fëmijë të mitur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Dimal. Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur Parku i qytetit,...

Merr flakë mjeti në autostradën Lushnje-Fier

Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti tip Ford është djegur totalisht ndonëse...

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të...

Rama publikon fotot: Në terren për të garantuar sezon të pastër turistik

Kryeministri Edi Rama thotë se Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe strukturat e tjera janë çdo ditë në krye të detyrës për të garantuar një...

Lajme të tjera

Web TV