Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Celine Dion: Asnjë ilaç nuk funksionon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Motra e Celine Dion, Claudette, ka ndarë një tjetër lajm lidhur me gjendjen shëndetësore të këngëtares, e cila ndodhet në rezidencën e saj në Las Vegas me tre djemtë e saj, Rene-Charles, Eddie dhe Nelson, mes betejës së saj me çrregullimin e rrallë neurologjik.

Ajo vuan nga sindroma e ‘Njeriut të ngurtë’, një çrregullim i rrallë i lëvizjes autoimune që prek sistemin nervor qendror (trurin dhe palcën kurrizore).

Motra e Celine Dion ka treguar tani se këngëtarja po përpiqet të gjejë ilaçe që i bëjnë mirë, por po këmbëngul në shërimin e saj me ndihmën e motrës së tyre Linda, e cila është zhvendosur për ta ndihmuar.

Claudette i tha Le Journal de Montreal: “Kur e telefonoj dhe ajo është e zënë, flas me motrën time Linda që jeton me të dhe ajo më thotë se po punon shumë. Ajo dëgjon nga studiuesit kryesorë në fushën e kësaj sëmundjeje të rrallë. Sinqerisht mendoj se ajo më së shumti ka nevojë të pushojë. Ajo gjithmonë përpiqet të jetë më e mira. Në një moment, zemra dhe trupi juaj po përpiqen t’ju thonë diçka. Dëgjojeni”.

Claudette vazhdoi duke thënë se Celine Dion po punon jashtëzakonisht shumë për të ruajtur shëndetin e saj fizik dhe për t’iu rikthyer performancës në të ardhmen. Duke diskutuar për rehabilitimin e saj, ajo shtoi: “Ne i besojmë asaj. Është e lindur, ajo është e disiplinuar në çdo fushë të jetës së saj. Nuk mund të gjejmë asnjë ilaç që funksionon, por shpresa është e rëndësishme.”

Në tetor 2021, Celine Dion tronditi fansat e saj duke zbuluar diagnozën e saj shëndetësore dhe duke deklaruar se do t’i duhej të shtynte shfaqjet e saj në Las Vegas.

Lexo edhe :  "Nuk dua të ta jap librin". Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Në janar 2022, 55-vjeçarja anuloi turneun botëror të Courage në Amerikën e Veriut për të njëjtën arsye, duke thënë: “Unë me të vërtetë shpresoja se do të isha mirë deri tani, por mendoj se thjesht duhet të jem më e durueshme dhe të ndjek regjimin që mjekët më përshkruajnë”

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV