Vera është e mbushur me flirte, por a quhen ato tradhti?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të qenit ‘single’ të jep një mundësi për të flirtuar me këdo që ju kap syri, ndryshe nga ç’mund të ndodh kur je në një marrëdhënie. Flirtimi është një art më vete, që shumë njerëz e humbasin kur bëhen pjesë e një lidhjeje. Por a duhet të heqësh dorë nga flirtimi dhe ngacmimet e vogla gjatë kohës që je me dikë? Apo një flirtim i pafajshëm nuk është problem për aq kohë sa nuk kalon kufinjtë?

Para së gjithash, si çdo sjellje në një marrëdhënie, kjo varet nga ajo që ju dhe partneri juaj keni vendosur. Disa partnerë mund të bien dakord që të dy janë në rregull me njëri-tjetrin, edhe duke flirtuar me njerëz të tjerë – ose duke takuar të tjerë, madje dhe duke fjetur me njerëz të tjerë.

“Nëse flirtimi është normal nëse je në një lidhje, është diçka për të cilën vendos çifti.”- shprehet për Bustle, Lia Holmgren, eksperte marrëdhëniesh dhe intimiteti.

Po a quhet një shikim, një gjest, tradhti?

Varet nga qëllimi

Nëse është diçka thjesht momentale, përgjigje ndaj një situate të krijuar. Nuk është teknikisht tradhti, por partneri mund të lëndohet gjithsesi

Duhet pasur kujdes dhe duhen rikujtuar rregullat e marrëdhënies suaj. Nëse partneri është xheloz dhe impulsiv do konsiderojë tradhti edhe mendimin, jo më flirtin.

Për disa çifte, flirti me dikë tjetër mund t`u përmirësojë marrëdhënien.

Se të ofron pozitivitet, besim në vete dhe të bën të ndihesh mirë. Kështu këtë e reflekton edhe në lidhjen tënde të cilën e ka kapur rutina.

Jo, nuk është tradhti, por duhet pasur kujdes për të mos thyer besimin e partnerit.

Lexo edhe :  Gomari lëshohet në zipline në Dagestan, pamjet bëhen virale

Bëji vazhdimisht të qartë partnerit që e do, për të mos pasur asnjë dyshim. As kur gjendet përballë flirtit tënd me dikë tjetër.

Nuk është diçka dhe aq negative, pasi të rikujton se je ende atraktiv.

Të rrit vetëbesimin dhe nuk ka më mirë se kaq!

Nuk është zyrtarisht tradhti, edhe pse dinamika është e njëjtë.

Shikimi, toni i zërit, mbase një prekje më tepër, dinamika është e njëjtë me tradhtinë, ajo që i ndan është avancimi. Flirti nuk avancon në puthje dhe marrëdhënie intime.

Të fundit

Gërmimet arkeologjike, Italia bën zbulimin e rrallë!

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë me sa duket në dritë...

Përfitimet familjare, Shqipëria në fund të Europës

Përfitimet familjare luajnë një rol kyç në luftën kundër varfërisë dhe promovimin e përfshirjes sociale. Ato ndihmojnë në mbështetjen e ekonomive familjare dhe janë...

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 40 koshere bletësh

Zjarri që ka rënë në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur dhe e shpallur si “Monument Natyre”, ka nisur të shkaktojë...

Dy makina përplasen kokë më kokë në tunelin e Rrugës së Arbrit

Një aksident me pasojë plagosjen e disa personave ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një nga tunelet në Rrugën e Arbrit. Sipas raportimeve,...

Rindizet zjarri në Poliçan, ndërhyn avioni “Canadair”

Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme në qytetin e Poliçanit, duke...

Lajme të tjera

Web TV