Trageti shqiptar me 530 pasagjerë pëson defekt në mes të detit

Pasagjerët e “Princit” tragetit A-Ships, i cili udhëton nga Brindisi drejt Vlorës janë përballur me një situatë jo të këndshme.

Menjëherë pas nisjes, nga porti Messapian, trageti u detyrua të kthehej pas për shkak të një dështimi të pompës, në pamundësi për të vijuar më tej drejt vendit të Shqiponjave.

Në bord ndodheshin 530 pasagjerë, të cilët u transferuan në European Star, një anije European Ferries që shërbente në të njëjtën rrugë.

Princi ndërkohë, sipas asaj që u sqaruar nga  Autoriteti i Sistemit Portual (i cili së bashku me Kapitenerinë e Portit po kujdesen për incidentit) u kthye në Costa Morena ku do t’i nënshtrohet riparimeve./E.T