Pse disa çifte e provojnë tradhtinë edhe kur janë të lumtur me njëri-tjetrin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tradhtia nuk është gjithmonë rezultat i një marrëdhënieje të keqe. Për disa, tradhtia ndaj partnerit është një mënyrë për të eksploruar më shumë me veten. Ka disa arsye pse disa njerëz preferojnë tradhtinë dhe pse ndihen mirë me personin që kanë në krah, sipas Psychology Today.

Vetë-eksplorimi

Për disa, tradhtia është një mënyrë për të eksploruar vetveten. Në fakt, këta persona thjesht duan t’u shpëtojnë kufizimeve për pak kohë. Nuk janë duke kërkuar për një person tjetër por në kërkim të versioneve të fshehura të vetvetes.

Pasiguria

Ndonjëherë tradhtarët luftojnë me vetëvlerësimin. Ata nuk ndihen tërheqës, të fuqishëm, të zgjuar, të rinj apo çfarëdo tjetër. Pra, ata kërkojnë vërtetimin përmes tradhtisë. Ata përdorin këtë shkëndijë interesi për t’u ndjerë të dëshiruar.

Trauma e pazgjidhur e hershme

Ndonjëherë personat që tradhtojnë, reagojnë në mënyrë të fshehtë ndaj traumave të pazgjidhura të fëmijërisë —neglizhencës, abuzimit emocional , abuzimit fizik, abuzimit seksual etj. Në thelb, plagët e tyre të fëmijërisë kanë krijuar deficite të lidhjes që manifestohen përmes tradhtisë.

Pritshmëritë jorealiste

Disa njerëz tradhtojnë sepse kanë pritshmëri jorealiste për atë që mund të (dhe duhet) të sigurojë partneri dhe marrëdhënia e tyre. Ata mendojnë se partneri i tyre duhet të plotësojë çdo nevojë dhe dëshirë që kanë, gjë që është e pamundur./E.Ç

Të fundit

A preken shqiptarët? Garanci 15,000 $ për të hyrë në SHBA, DASH publikon listën e vendeve

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15...

Mblidhet Këshilli Mbikqyrës i BSH-së/ Turizmi dhe ndërtimi në rritje, bujqësia në rënie!

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, doli sot në një konferencë mbi vendimmarrjen e politikës monetare. Ai u shpreh se ekonomia, punësimi dhe pagat po rriten....

Ndahet nga jeta farmacisti shkodran! Deputeti: Ishte njeri me vlera

Farmacisti i nderuar Kolec Daja, një prej figurave më të përkushtuara të farmacisë shqiptare ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, 6 gusht. Ai ka mbyllur...

Përmbytje shkatërruese/ Vendi ‘mbërthehet’ nga stuhitë, mbi 100 persona të zhdukur

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në distriktin Uttarkashi, pasi u përmbytën rrugë dhe ndërtesa, shkruan BBC. Më shumë se 100 persona rezultojnë të...

Pamje apokaliptike nga Franca! Zjarret përpijnë një zonë sa Parisi

Në Francë zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në jug të vendit. "Një zonë me madhësinë e Parisit është në flakë", thanë autoritetet. Pamjet janë gati...

Lajme të tjera

Web TV