Përplasen ‘kokë më kokë’ dy avionë luftarakë, raportohet për viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy avionë luftarakë të Ukrainës u përplasën me njëri-tjetrin, teksa po merrnin pjesë në një mision trajnues mbi rajonin Zhitomir të Ukrainë, bëri të ditur Byroja Shtetërore e Hetimeve më 26 gusht.

Tre pilotët që gjendeshin në avionë e llojit L-39 vdiqën gjatë incidentit që ndodhi më 25 gusht në qiellin e Zhitomirit, qytet rreth 140 kilometra në perëndim të Kievit, tha Byroja.

Mbetjet e avionëve ranë në oborrin e një shtëpie private dhe ato u përhapën rreth 300 metra, sipas Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë. Askush në terren nuk u lëndua dhe nuk raportohet për dëme në shtëpi private. Ushtria ka larguar të gjitha copëzat e avionëve që u përfshin në incident.

Byroja Shtetërore e Hetimeve ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse avionët ishin në gjendje të mirë dhe nëse të gjitha rregullat janë ndjekur para se ata të ngriheshin në ajër.

Specialistët po ashtu do të hetojnë të ashtuquajturit kuti të zeza të avionëve, që përmbajnë të dhëna për lëvizjet e fluturakeve dhe reagimeve të pilotëve.

Të fundit

Paundi pëson rënie, euro “ngrin”/ Kursi i këmbimit, 10 Janar 2025

Sot, më 10 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.6 lekë dhe shitet 95.8 lekë. Euro sot...

Grupet gjermane dominojnë tregun e automobilëve elektrikë, mbeten pas prodhuesit kinezë

Prodhuesit gjermanë të automjeteve tani dominojnë tregun e automobilëve elektrikë në Gjermani. VW së bashku me markat e veta, Skoda-n, Audi-n dhe Seat-in përfshihen...

Zjarret apokaliptike, Biden akordon fonde federale shtesë

Presidenti Joe Biden tha gjatë një takimi me anëtarë të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë se ai ka vënë në gatishmëri burime...

Vranësira dhe shira të dobët/ Parashikimi i motit për sot, 10 janar 2025

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Jugperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm sërish në territorin shqiptar ku zonat e ulëta dhe bregdetare do...

Lajme të tjera

Web TV