Mbajti flamurin serb, Lorik Cana reagon ndaj veprimit të Rita Orës

Këngëtarja Rita Ora është në qendër të komenteve pasi mbajti flamurin serb në një koncert në Hungari. Që nga ajo ditë, sulmet ndaj saj nuk kanë munguar. Por, ish-futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i ka dalë në mbrojtje.

Ai ka postuar një foto ku shfaqet Rita e vogël me veshje tradicionale shqiptare, si për të treguar se ajo e do atdheun e saj./E.Ç