Ky vend ofron para për të sapomartuarit nëse nusja është nën 25 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qark në Kinë po u ofron çifteve një “shpërblim” prej 1,000 juanësh (137 dollarë) nëse nusja është 25 vjeç ose më e re, për të nxitur të rinjtë të martohen pas shqetësimeve në rritje për uljen e numrit të lindjeve.

Njoftimi, i cili u publikua në llogarinë zyrtare në WeChat të qarkut Changshan, thoshte se shpërblimi ishte promovimi i “moshës së përshtatshme për martesë dhe për lindjen e fëmijëve” për martesat e para.

Të shqetësuar për plakjen e popullsisë, autoritetet po provojnë një sërë masash për të rritur shkallën e lindjeve, duke përfshirë shpërblimet financiare dhe përmirësimin e lehtësirave të kujdesit për fëmijët.

Mosha minimale ligjore e Kinës për martesë është 22 vjeç për burrat dhe 20 vjeç për gratë, por numri i çifteve që martohen ka ardhur duke rënë, gjë që ka ulur nivelet e lindjeve për shkak të politikave zyrtare që e bëjnë më të vështirë për gratë beqare të kenë fëmijë.

Kostot e larta të kujdesit për fëmijët dhe vështirësitë e karrierës kanë bërë që shumë gra të mos kenë shumë fëmijë ose të mos kenë fare. Diskriminimi gjinor dhe stereotipet tradicionale janë ende të përhapura në të gjithë vendin./E.Ç

Të fundit

Shpërthim me tritol në Sarandë/ Hidhet në erë një automjet

Qyteti i Sarandës u trondit mbrëmjen e së hënës nga një shpërthim i fuqishëm me tritol. Policia thotë se...

1456 – Rrethimi i Beogradit: Kur Europa ndaloi Mehmetin II

Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, Perandoria Osmane u shfaq si fuqia më kërcënuese për botën e krishterë në Lindjen dhe Juglindjen e Evropës....

I nxehti afrikan mbërthen vendin tonë, temperaturat vijojnë të rriten

Kjo e martë do të sjellë sërish rritje të temperaturave, kjo si pasojë e të nxehtit afrikan. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 13 gradë Celsius,...

Kurti: Presim zgjidhje të ngërçit politik deri në fundjavë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me nje rezultat ne dore nga votuesit qe pas zgjedhjeve...

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilit...

Lajme të tjera

Web TV