A do bashkohet Kosova me Shqipërinë?/ Ja si përgjigjet Kurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur lidhur me marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë.

Në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, Kurti është pyetur nëse e përkrah bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ai u përgjigj duke thënë se Kosova dhe Shqipëria janë një komb dhe dy shtete teksa shtoi se  marrëdhëniet me Shqipërinë janë të shkëlqyera.

Kurti tha gjithashtu se akuzat ndaj tij në lidhje me bashkimin e dy shteteve vinin nga serbët për shkak se ata duan që Bosnja të bashkohet me Serbinë, raportojnë mediat greke.

“Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021-shit duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë. Mendoj se shumica e akuzave ndaj meje, në lidhje me bashkimin, vijnë nga serbët, sepse ata duan që Republika Srpska (Bosnja) të bashkohet me Serbinë. Ata kanë shpikur të ashtuquajturën ‘Bota Serbe’ si një eufemizëm për Serbinë e Madhe”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës është pyetur edhe nëse ai dëshiron bashkim me Shqipërinë, por Kurti u shpreh se për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë dhe se Qeveria e Kosovës është e fokusuar në mbrojtjen e vendit, integritetit territorial dhe sovranitetit.

“Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon këtë dhe ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit tonë, integritetit territorial dhe sovranitetit të tij. Por e përsëris se ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe megjithëse jemi një komb, jemi dy shtete të ndryshme”, përfundoi Albin Kurti./ S.M

Të fundit

S’ka kompromise në Kosovë, partitë politike sfidojnë Gjykatën Kushtetuese

Partitë politike parlamentare po sfidojnë Gjykatën Kushtetuese duke mos zbatuar vendimin e saj të fundit që i urdhëron të...

Kopshti Zoologjik i Pragës përdor akull për të “freskuar” kafshët nga i nxehti

Dy arinj polarë, Aleut dhe Gregor, në një kopsht zoologjik në Çeki, po përballen me temperaturat e larta verore duke u freskuar me akull...

A janë gati shqiptarët për një plazh nudo?

Në një kohë kur shumë turistë të huaj zgjedhin Shqipërinë për pushime dhe shpesh nuk e kanë problem të shfaqen ‘topless’ në plazh, për...

“Rama nuk e donte këtë fitore më 11 maj, ju tregoj arsyen”

Ish-kandidati i partisë ‘Koalicioni Euroatlantik’, Shemsi Prençi, është shprehur se në 11 maj qeveria e kryeministrit Edi Rama kreu një masakër zgjedhore, e cila...

Rama bën për ‘ujë të ftohtë’ strukturat e qeverisjes vendore/ Keni qasje skandaloze!

Kryeministri Rama në dialogun për 'Bujqësinë dhe Zhvillimin rural' u ndal dhe tek problemet me blegtorinë. Ai kritikoi institucionet e qeverisjes vendore duke i...

Lajme të tjera

Web TV