Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Mes respektit për ish-kryeministrin dhe respektit për të vërtetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Njeriu që dikur mbante postin më të lartë në vend, është në gjendje kritike për jetën. Rrugëtimi i tij në politikë, në tranzicionin e dhunshëm dhe të zhurmshëm, është larg nga udhëtimi i një engjëlli, por sigurisht nuk është as udhëtimi i djallit. Ndërsa publiku, dëgjon e lexon, para syve të tij shpaloset një dallgë e madhe hipokrizie. Dallgë e cila ngre një pyetje që nuk është e lehtë t’i japësh pergjigje: si balancohet e vërteta me respektin për njeriun që po lufton për jetën? Tradita dikton që të përmbahemi nga të folurit keq sidomos për ata që ndërrojnë jetë ose ata që luftojnë për jetën. Në çaste të tilla merr përparësi nderimi për kujtimin e personit dhe dhimbja shtesë që mund të shkaktojë tek të dashurit e tyre çdo fjalë e thënë pa masë dhe takt. Megjithatë, në anën tjetër është e vërteta! Ish-kryeministri Nano është një figurë me peshë të konsiderueshme në skenën politike të Shqipërisë.

Vlerësimi më madh që i bëhet sot është tranformimi i partisë Punës në Parti Socialiste, natyra liberale dhe fakti që në drejtimin e tij PS kishte nivel të lartë demokratizimi që nuk e ka sot asnjë forcë politike, përfshi dhe Partinë që drejtoi ish-Kryeministri. Por mandatet e tij qeverisëse më shumë se për arritje,do të mbahen mend për polemikat dhe vendimet e diskutueshme. Politikanët, si të gjithë njerëzit, janë qenie me të meta. Ata marrin vendime që kanë pasoja të mëdha dhe jo të gjitha pasoja janë pozitive. Është detyrë e medias, historianëve dhe shoqërisë në përgjithësi të shqyrtojnë në mënyrë kritike veprimet dhe politikat e (ish) liderëve, në mënyrë që historia të mos tjetërsohet. Në fund të fundit, e vërteta është një gur themeli i një shoqërie të drejtë. Megjithatë, e vërteta duhet thënë me kujdes, veçanërisht në çaste të tilla delikate. Ndërsa vendimet e ish-kryeministrit mund të kenë shkaktuar polemika, debate e kundërthënie, është momenti të kujtojmë se ai është gjithashtu baba, bashkëshort, shok dhe mik. Në momentet e krizës personale, dhimbja e shkaktuar nga kritika e ashpër mund të jetë dërrmuese si për të sëmurin ashtu edhe për familjarët dhe miqtë e tij. Në kohën e lajmeve rrufe, ku fjalët udhëtojnë me shpejtësinë e dritës dhe zënë rrënjë në ndërgjegjen e publikut dhe turmave digjitale i takon medias të vendosë një ekuilibër delikat. E vërteta duhet thënë pa ndihmën e titujve sensacionalë për të marrë ca klikime më shumë. Për më tepër, qasja ndaj së vërtetës duhet të shtrihet përtej individit dhe të përfshijë kontekstin e kohës.

Lexo edhe :  Gjeopolitika e Samitit COP 29, në Baku/Nga Ambasador, Arben Cici

Ajo që duhet të shmangim është tundimi i madh i hipokrizisë dhe kurthi për t’u përfshirë në amnezi kolektive. Nuk i shërben askujt që për hir të mirësjelljes dhe “korrektesisë politike”, të fusë të vërtetën nën qilim. Trashëgimia e ish-kryeministrit, si ajo e çdo lideri, duhet t’i nënshtrohet një shqyrtimi rigoroz. Megjithatë, ky ekzaminim duhet të kryhet me një ndjenjë të thellë ndjeshmërie pa kaluar në sharje e fyerje duke sjellë polarizimin ekstrem të opinioneve mes hipokritëve që e paraqesin si ëngjëll dhe atyre që e portretizojnë si djall. Në këtë moment të veçantë ndoshta na vjen në ndihmë fjala nuancë. Si në këtë jetë, ashtu edhe në tjetrën, e vërteta nuk është e thjeshtë, por komplekse. Ne mund të kujtojmë sot atë që ka bërë mirë ish Kryeministri, mund të lutemi për shëndetin e tij, pa patur nevojë për elozhe të tepërta, dhe për hipokrizi – sidomos nga ata që nuk kanë lënë fjalë dhe mundësi për ta goditur sa ishte në pushtet. Në këtë mënyrë, respektojmë trashëgiminë e tij, në mënyrë që ajo mbahet mend jo vetëm për kompleksitetin, por edhe për mësimet që ajo i jep liderëve aktuale. Nëse i jemi shmangur dhe nuk jemi ballafaquar me të shkuarën komuniste, nuk duhet të shmangemi nga e shkuara e “tranzicionit” e cila duhet pranuar jo vetëm me ngjyrat e ndritshme, por edhe me ngjyrën gri dhe pse jo edhe me ngjyrën e zezë. Në këtë, valle delikate midis së vërtetës dhe respektit, shfaqet në radhë të parë karakteri i “valltarëve”.

Të fundit

“Sofra Pukjane” në edicionin e 16-të, promovon pasuritë natyrore dhe turistike

“Sofra Pukjane” është një prej eventeve më të veçanta për qytetin verior, jo vetëm për të shpalosur trashëgiminë kulturore...

Rama: Plot jetë dhe energji, Tirana rrëmben vëmendjen e blogut italian “beBorghi”

Blogu italian “beBorghi” i ka kushtuar një shkrim kryeqytetit shqiptar, Tiranës, të cilin e cilëson një qytet të bukur dhe interesant. Kryeministri Edi Rama ndau...

VIDEO/ Pas akullores me vaj ulliri, Dua Lipa sjell recetën tjetër ‘të çuditshme’

Pas akullores me vaj ulliri, ylli shqiptar, Dua Lipa i ka prezantuar ndjekësve një tjetër recetë të çuditshme, Cola dietike me lëngë turshie. Përveç hiteve...

“Mamografia shpëton jetë”, Meta: Është jetike për çdo grua që të kujdeset për veten

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta apelon çdo grua të kujdeset për veten. Meta shpërndan pamje nga tryeza e organizuar nga Partia e Lirisë...

Përmbytjet në Vlorë, ministria e Mbrojtjes: 4,5 ton mallra ushqimore për banorët e prekur

Ministria e Mbrojtjes thotë se situata në qytetin e Vlorës është përmirësuar ndjeshëm pas problematikave që sollën reshjet intensive të shiut. Të gjitha rrugët janë...

Lajme të tjera

Web TV