Kanye West dhe e dashura e tij vendosen në ‘listën e zezë’ në Venecia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanye West dhe partnerja e tij Bianca Censori thuhet se janë ndaluar përgjithmonë nga një kompani veneciane varkash pas ekspozimit të pahijshëm të reperit së fundmi.

Venezia Turismo Motoscafi, e cila i dha me qira varkën çiftit, i tha ‘Daily Mail Australia’ të dielën se West dhe Censori “nuk do të jenë më të mirëpritur” në asnjë prej anijeve të tyre.

Në një deklaratë për median, kompania pretendoi se punonjësit e tyre nuk ishin plotësisht në dijeni se fituesit të Grammy-it i kishin rënë pantallonat në bord derisa fotot u bënë publike javën e kaluar.

Kompania italiane dënoi më tej momentin e West dhe Censorit, duke thënë: “Ne shkëputemi plotësisht nga akte dhe sjellje të tilla. West dhe gruaja e tij me siguri nuk do të jenë më të mirëpritur në bordin e anijeve të kompanisë sonë.”

Përgjigja e kompanisë vjen gati një javë pasi fotot e 46-vjeçarit ndërsa po udhëtonte në kanalet e Venecias bënë xhiron e rrjetit./E.Ç

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV