Finalizohet kontrata, 3.2 milionë euro për urën e re mbi Osum

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ura e re mbi lumin Osum në qytetin e Beratit do të kushtojë mbi 3.2 milionë euro.

Në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim të dhënat e rifreskuara të premten e javës së shkuar (1 shtator 2023) tregojnë se kontrata tashmë është nënshkuar dhe kompania fituese ALB Building pritet ta përfundojë ndërtimin brenda nëntorit të vitit të ardhshëm.

Investimi në Berat mbështetet nga kredia që vetë BERZH ka dhënë për qeverinë shqiptare për të zbatuar programin “Infrastruktura shqiptare dhe mundësimi i turizmit”.

Kredia e miratuar pak vite më parë parashikonte një financim prej 60 milionë eurosh nga kjo bankë lidhur me ndërhyrjet në infrastrukturë me zonat që kanë potencial në turizëm.

I njëjti program bashkëfinancohet gjithashtu nga një mbështetje e Bashkimit Europian me grante deri në 40 milionë euro si dhe ofrimin e asistencës teknike.

Berati është një nga rajonet që po përfiton nga kjo kredi përmes së cilës synohet rritja e ofertës turistike të zonave natyrore në qarkut, duke përmirësuar aksesin në zonat e luginës së lumit Osum ku bën pjesë edhe ndërtimi i urës së re mbi lumin Osum.

Programi ka vijuar me ndërhyrje në disa rajone në vend ku ndër të tjera në Shkodër. Gjatë korrikut u deklarua rikonstruksioni dhe përmirësimi i rrugës Shirokë-Zogaj dhe kufi Mali i Zi si dhe sistemet e ujësjellësit dhe ujërave të përdorura në Shirokë-Zogaj pritet të jenë gati brenda korrikut të vitit të ardhshëm.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit që është autoriteti kontraktor dhe agjencia zbatuese e projektit njoftoi se tashmë ishte lidhur kontrata për 2.7 milionë euro.

Një tjetër rajon që po mbështetet nga e njëjta kredi është ajo e Fierit dhe konkretisht Apollonia nën procedurën “Përmirësimi i potencialit të turizmit kulturor nëpërmjet ndërhyrjeve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë në Fier” si dhe Durrësi ku dy procedura ishin aktive sa i takon përmirësimit të shëtitores së bregdetit si dhe rehabilitimi i fasadave.

Lexo edhe :  Përmbytjet në Durrës/ Kryebashkiakja Sako: Ka filluar vlerësimi i dëmeve

Në rajonin e Korçës i njëjti program parashikon ndërhyrjen në Voskopojë nën procedurën “Përmirësimi i potencialit të turizmit kulturor nëpërmjet ndërhyrjeve në objektet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë” parashikon punime në Manastirin e Shën Prodhomit, Voskopojë, Kisha e Shën Mëhillit, Manastiri i Vithkuqit dhe Kisha e Shën Mërisë./ MONITOR

Të fundit

Selena Gomez humb mbi 800 mijë ndjekës në Instagram pas videos emocionale për emigrantët

Selena Gomez ka humbur rreth 800,000 ndjekës në Instagram në muajin e fundit. Kjo vjen pas reagimeve të ashpra...

Nga energjia te alkooli, ja si mund t’i luftojë Kanadaja tarifat dërrmuese të Trump

Kanadaja do të reagojë me forcë dhe menjëherë nëse Donald Trump vendos tarifa, tha kryeministri kanadez, Justin Trudeau. “Nuk është ajo që duam, por nëse...

Protestat në Beograd, eksperti i sigurisë: Prapa tyre fshihen shërbimi rus dhe serb

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi foli në ‘Studio Live’ lidhur me protestat në Serbi dhe situatën në prag të zgjedhjeve në Kosovë. Për Arbër Hitajn, eksperti...

Shkodër/ Kishin humbur në Malin e Taraboshit, FNSH gjen turistët pas dy orë kërkimi

Dy turistët, njëri nga Kosova dhe tjetra shtetase nga Gjermania, kishin humbur kontaktin gjatë udhëtimit në Malin e Taraboshit. Menjëherë në ndihmë të turistëve...

“Kam kryer marrëdhënie me 500 femra”, Jozi bën “lëmsh” banorët, ja si reagoi Loredana

Një sfidë e re ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother Vip! Banorëve u është kërkuar që të bëjnë një lojë, ku secili do të...

Lajme të tjera

Web TV