Pagoi 120 mijë eurotë vrarë gruan, arrestohet në Rinas avokati…(Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka vendosur në pranga një nga personat e shpallur në kërkim gjatë operacionit “Golden Bullet”.

Avokati Alban Bengasi u arrestua në aerportin e Rinasit nga efektivët e policisë.

Ai akuzohet për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Ndaj tij, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Policia e Shtetit

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Golden Bullet”.

Ndalohet në Rinas, një shtetas tjetër i shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.

Në hyrje, në aeroportin e Rinasit, gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin A. B.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./  S.M

Të fundit

Dita sot me vranësira, ulen temperaturat në vend

Ditën e sotme (31 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me...

Serbia zemëron Rusinë, Zakharova: Duhet të mbani përgjegjësi për fatin e popullit

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, po vihen në sprovë të vështirë kohët e fundit. Moska nuk po e përtyp dot, atë qe u pa...

Jam një nga shumë mjekët palestinezë në Izrael, nuk do ta braktisim betimin tonë

Nga Lina Qasem-Hassan Ne kemi premtuar të ofrojmë kujdes të barabartë për të gjithë. Tani po ndëshkohemi për të folur kundër vrasjes së mjekëve dhe...

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i...

“Për 3-4 ditë kam mbajtur emrin…”/ Ermal Fejzullahu zbulon pengun nga rinia

ftuar në episodin e radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin në Top Channel dhe Top Albania Radio ka qenë Ermal Fejzullahu, një nga...

Lajme të tjera

Web TV