Nis puna në kalanë e Lezhës, Rama: Të rifitojë shkëlqimin që meriton ky monument

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka bërë me dije se ka nisur puna në kalanë e Lezhës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan se “puna për kalanë e Lezhës bëhet për të rifituar shkëlqimin që meriton monumenti me vlera të rralla”.

“Pas kalasë së Gjirokastrës, Beratit, Shkodrës e Krujës ka nisur puna edhe në kalanë mesjetare të Lezhës për të rifituar shkëlqimin që meriton ky monument me vlera të rralla”, shkruan Kryeminstri Rama në Facebook./ S.M