Tërmeti shkatërrues në Marok, Ronaldo kthen hotelin e tij në strehë për të mbijetuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hoteli i Cristiano Ronaldos në Marok është bërë një vend strehimi për të mbijetuarit e tërmetit.

Tërmeti me magnitudë 6.8 ka lënë mbi 2000 të vdekur dhe 2000 të tjerë të plagosur. Si rezultat, njerëzit kanë shkuar në çdo ndërtesë që munden për të gjetur strehë pas katastrofës natyrore, duke përfshirë hotelin e Ronaldos.

Ky i fundit i quajtur “Pestana CR7 Marrakech” është vlerësuar me katër yje, pak më poshtë luksit dhe përfshin një pishinë të hapur, palestër, restorant dhe tarracë.

Por ndërsa marokenët mblidhen së bashku për t’u rikuperuar nga tërmeti katastrofik, hoteli ka lënë mënjanë cilësitë e tij të larta në treg dhe po strehon të prekurit nga tërmeti.

Një i mbijetuar i tërmetit tha:

Tani kemi arritur të marrim hotelin e Cristiano Ronaldos, i cili është në periferi, për të na dhënë një dhomë. Ne jemi duke pritur, kemi fjetur gjithë natën në rrugë dhe në shtatë të mëngjesit na kanë thënë se po, mund të akomodohemi. Ne jemi në një holl shumë njerëz të kombësive të ndryshme, duke pritur të shohim nëse mund të marrim një dhomë, por të gjithë kemi fjetur në rrugë./E.T

Të fundit

1949 – Forcat amerikane tërhiqen nga Korea

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Gadishulli Korean – i cili për gati 35 vjet...

Çfarë fsheh Atlantiku? Zbulohen mbi 1000 fuçi me mbetje bërthamore

Për dekada të tëra mbetje bërthamore janë hedhur në Atlantik. Tani është gjetur fuçia e parë nga qindra mijëra që mendohen të jenë në...

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin zyrtar mbi gjendjen aktuale në vend

Vatra e vetme aktive ndodhet në fshatin Markatomaj, njësi administrative Zejmen, bashkia Lezhë, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të përzier. Agjencia...

Të huajt kërkojnë pjesën e tyre të pasurive të krimit në Shqipëri!

Konfiskimi i pasurive të krijuara nga krimi jo vetëm që është një formë për t’i ulur atij fuqinë, por edhe për të kompensuar shtetin...

Ulet niveli në liqenin e Fierzës, ndikon mungesa e reshjeve dhe temperaturat

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet e ujit janë rreth 50m3/sec. Kjo...

Lajme të tjera

Web TV