Nëntë sinjalet paralajmëruese të anemisë në trupin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anemia si pasojë e mungesës së hekurit është një nga llojet më të përhapura të sëmundjes.

Megjithatë shumë njerëz janë të pavetëdijshëm për simptomat e anemisë. Kur njeriu vuan nga mungesa e hekurit, organizmi nuk prodhon dot rruaza të mjaftueshme të kuqe të gjakut.
Gjakderdhja është një nga shkaqet më të përhapura të mungesës së hekurit.

Simptomat e sëmundjes janë të ndryshme dhe në varësi të llojit të anemisë.

Lodhje dhe mungesë energjie

Ekspertët thonë se lodhja e plogështia janë një nga simptomat më të forta të anemisë. Lodhja ndodh si pasojë e mungesës së rruazave të kuqe të gjakut që transportojnë oksigjen në mbarë trupin. Njerëzit që vuajnë nga anemia ankohen shpesh që janë vazhdimisht të lodhur, të drobitur e pa energji.

Ankthi

Ankthi që shoqërohet me rritje të rrahjeve të zemrës është gjithashtu një simptomë e anemisë. Zemra pompon më shumë gjak në përpjekje për të marrë më shumë oksigjen. Një gjë e tillë shkakton rrahje të shpejta të zemrës.

Sëmundja dallohet nga sytë

Një tjetër shenjë paralajmëruese e anemisë vërehet tek sytë. Pjesa e poshtme e syve përmban shumë vena të holla ku kalon gjaku.
Nëse kjo zonë duket e zbehtë dhe nuk ka shenja të venave, atëherë me gjasa ju jeni anemikë.

Dhimbjet e kokës

Dhimbjet e kokës që shoqërohen me disa prej simptomave të lartprëmendura mund të tregojnë praninë e anemisë dhe të mungesës së oksigjenit.

Mpirjet

Nëse trupit i mungon gjaku i shëndetshëm, atëherë trupi vë në përdorim gjakun në gjymtyrë. Kësisoj, njerëzit anemikë janë më të priur të ndiejnë mpirje të këmbëve, krahëve dhe duarve.

Vështirësi në përqendrim

Vështirësia në përqendrim ose siç njihet ndryshe mjegullimi i trurit është një simptomë e anemisë. Kjo ndodh sepse mungesa e hekurit ndikon tek performanca në punë, përqendrimi dhe arsyetimi. Mungesa e hekurit ndikon gjithashtu tek humori, vendimmarrja dhe energjia.

Lexo edhe :  Plastika kërcënim serioz, ja sëmundjet që shkakton nga fëmijët deri tek të moshuarit

Vështirësi në frymëmarrje

Njerëzit anemikë preferojnë të mos lëvizin shumë sepse ndihen të lodhur. Mungesa e oksigjenit nxit nevojën për frymëmarrje më të thellë.
Falë këtij problemi, anemikët nuk mbushen dot me frymë.

Rrahje të çrregullta të zemrës

Anemia ndikon fort tek zemra. Hekuri është i nevojshëm për prodhimin e hemoglobinës, e cila transporton oksigjenin nga mushkëritë në pjesët e tjera të trupit.
Mungesa e oksigjenit ka një ndikim dramatik në sistemin kardiovaskular. Një gjë e tillë e lodh dhe e dëmton zemrën.

Pagjumësia

Nëse keni vështirësi për të bërë një gjumë të mirë, atëherë mund të vuani nga anemia. Cilësia e gjumit prishet ndjeshëm nga mungesa e hekurit, një problem që mund të prekë fëmijë dhe të rritur./E.Ç

Të fundit

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

Lajme të tjera

Web TV