Dieta e “Zonave Blu”: 9 gjërat që duhet të bëni nëse doni të jetoni mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A keni menduar ndonjëherë pse disa njerëz jetojnë deri në 100 vjeç ose më shumë? Një ekip antropologësh, epidemiologësh dhe studiuesish u përfshinë në një studim për të identifikuar pesë Zonat Blu me përqindjen më të lartë të 100-vjeçarëve që jetojnë atje.

“Mënyra e të ngrënit dhe të jetuarit në Zonat Blu ka rreziqe më të ulëta për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe disa lloje kanceri,” thotë Laura Iu për Good Housekeeping, një dietologe në New York.

Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se dieta e Zonave Blu nuk është një dietë specifike, por një stil jetese që karakterizohet nga lidhjet e forta sociale, aktivitetet fizike dhe reduktim i stresit.

Si ta ktheni dietën e Zonave Blu në një stil jetese:

Lëvizni shumë: Të kuptohemi, të moshuarit nuk vrapojnë si në maratona, por qëndrojnë aktivë gjithë ditën. Ecin shumë, merren me shtëpinë, kopshtin, gatuajnë, etj.

Qëllimi: Ata që bëjnë pjesë në Zonën Blu kanë një motiv të fortë dhe të përditshëm në jetën e tyre dhe kjo përkthehet në shprehjen “pse zgjohem në mëngjes”.

Ndryshime të vogla: Stresi është i pashmangshëm kudo që jetoni, por njëqindvjeçarëve u duhet kohë çdo ditë për të hequr stresin, ndaj një sy gjumë apo një gotë verë janë një super gjetje.

Rregulli 80%: Ata që jetojnë gjatë ndalojnë së ngrëni kur janë 80% të ngopur dhe ky është një rregull. Kjo luan shumë rol në menaxhimin e peshës.

Perime të freskëta: Agrumet, frutat, perimet dhe fasulet janë themelet e dietës së Zonave Blu. Mishi hahet vetëm pesë herë në muaj.

Vera: Një deri në dy gota alkool në ditë me miqtë ose në një vakt nuk bëjnë keq.

Lexo edhe :  FOTO/ Pas ndarjes nga i dashuri afrikan, Enca Haxhia në një lidhje të re?

Besimi: Shumica e individëve të Zonës Blu i përkasin një komuniteti në besim dhe ndjekin rregullisht shërbimet sipas fesë që besojnë.

Familja: Njëqindvjeçarët e vendosin familjen në radhë të parë dhe përpiqen të kenë një partner gjatë gjithë jetës.

Rrjetet sociale: Miqësia dhe lidhjet e ngushta shoqërore hyjnë tek sjelljet e shëndetshme në rajonet e Zonës Blu.

Ku ndodhen “zonat blu”?

Sardenja, Itali: Vendasit ecin të paktën pesë milje çdo ditë dhe ndjekin një dietë me bazë bimore.

Okinawa, Japoni: Jetëgjatësia ndikohet nga lidhjet e ngushta shoqërore, si dhe një mantra e vjetër konfuciane që shprehet para vakteve dhe iu kujton atyre që të shmangin ngrënien e tepërt.

Loma Linda, Kaliforni: Komuniteti ndjek një dietë kryesisht vegane.

Nicoya, Kosta Rika: Dieta e tyre është e bollshme me fruta tropikale të mbushura me antioksidantë, ndërsa uji i tyre është i pasur me kalcium dhe magnez.

Ikaria, Greqi: Ky ishull në Greqi është i njohur për vendasit jetëgjatë që ndjekin një dietë mesdhetare të bollshme me vaj ulliri, fruta, perime, drithëra dhe fasule./E.Ç

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV