Pse njerëzit bëjnë unfollow në Instagram?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrjetet sociale janë një dritare ku individë të ndryshëm shkëmbejnë pëlqime, bëjnë komente për foto apo video të ndryshme, dërgojnë mesazhe dhe bëhen palë virtualisht në tematika apo ngjarje të ndryshme. Jo domosdoshmërisht, njohja është reciproke, pra miqësi edhe në jetën reale, mund jetë edhe një shok i vjetër nga fakulteti, një kushërirë e largët, një shoqe e pallatit, e plot statuse të tjera.

Por, e keni menduar ndonjëherë se pse njerëzit bëjnë unfollow në Instagram? Motivet janë të shumta, por ne po ju sjellim në vëmendje më kryesoret:

-Përmbajtje të bezdishme: Kur dikush bën vazhdimisht postime të parëndësishme, jo interesante për ndjekësit, kjo mund të çojë në unfollow. Për shkak të përmbajtjes jo shumë të pëlqyeshme, apo edhe postimeve të tepruara ditë pas dite, kjo çon lehtësisht në butonin unfollow.

-Përmbajtje fyese ose kontroverse: Çështje të ndryshme si politika, feja apo ato me qasje sociale, por që nuk përputhen me interesat apo vlerat e ndjekësve mund të çojë në unfollow. Sidomos postime me përmbajtje fyese, komente negative, të pamatura, çojnë në këtë fenomen.

-Automatizim i tepruar: Njerëzit, edhe pse virtualisht duan ndërveprimin në Instagram, pra komente, pëlqime, mesazhe, etj. Nëse postimet janë automatike nga sistemi, dihet që njerëzit pas pajisjeve elektronike nuk kanë nevojë për robote, por për ndërveprim.

-Selfie të tepërta ose sjellje narcisiste: Një numër i tepruar i selfieve ose sjelljeve tepër narcisiste mund të jetë një pengesë për disa ndjekës që kërkojnë një përzierje më të larmishme dhe autentike të përmbajtjes.

-Sjellje negative ose toksike: Ngacmimi në rrjete sociale, përhapja e urrejtjes apo dhunës çon në unfollow. Përgjithësisht, në platformat sociale individët futen për t’u argëtuar, për gjëra të bukura dhe pozitive, nuk kanë nevojë për negativitet.

-Frekuenca dërrmuese: Postimi shumë i shpeshtë, deri në tejkalimin e pritshmërive mund të çojë në unfollow. Është thelbësore të vendosni një ekuilibër midis të qenit aktiv dhe të mos bombardoni ndjekësit me përmbajtje.

-Inaktiviteti: Nëse një llogari bëhet plotësisht joaktive për një periudhë të gjatë, disa ndjekës virtual mund të bëjnë unfollow për shkak të mungesës së gjërave të reja dhe interesante në përmbajtje.

Lexo edhe :  Cilat ushqime nuk duhet të konsumoni gjatë shtatzënisë?

-Ndryshim interesash: Interesat e ndryshme që pasqyrohen në përmbajtjen e IG mund të çojnë në unfollow, sepse për disa syresh nuk ka gjëra të rëndësishme apo tërheqëse për t’u ndjekur në profilin tuaj.

-Taktika follow-unfollow: Ekziston një truk i vogël në funksionimin e rrjeteve sociale, më saktë një veprim që shërben si karrem për palën tjetër. Disa njerëz ndjekin persona të tjerë për të fituar ndjekës dhe menjëherë sapo i fitojnë u bëjnë unfollow personave që i shfrytëzuan.

-Shqetësimet për privatësinë: Nëse përmbajtja e dikujt bëhet shumë personale, ndjekësit mund të bëjnë unfollow për të mbrojtur privatësinë e tyre.

-Mungesa e angazhimit: Nëse një llogari ndërvepron rrallë me ndjekësit duke iu përgjigjur komenteve ose mesazheve me vonesë ose më keq akoma nuk ka fare reagim, disa ndjekës mund të ndihen të injoruar dhe vendosin të anulojnë ndjekjen.

– Jo tërheq estetikisht: Imazhi në Instagram mund të jetë i rëndësisëm për disa përdorues, ndaj nëse nuk keni një faqe tërheqëse për syrin, mos u çudisni nga njerëzit që ju bëjnë unfollow.

-Ndryshimi në vlera ose besime: Nëse përmbajtja e një llogarie fillon të bie ndesh me vlerat ose besimet e një ndjekësi, ata mund të zgjedhin të bëjnë unfollow për të shmangur ndjesitë e pakëndshme.

-Konfliktet personale: Konfliktet personale ose mosmarrëveshjet me pronarin e llogarisë mund të çojnë në mosndjekje në rrjetet sociale.

Po me të famshmit, a funksionojnë të njëjtat rregulla?

Shumë të famshëm e përdorin Instagramin si një mjet marketingu për të promovuar markën e tyre, për t’u lidhur me fansat dhe për të rritur imazhin publik. Në thelb, Instagrami është bërë pjesë integrale e strategjisë së marketingut për shumë të famshëm. Kjo i lejon ata të arrijnë një audiencë globale, të ndërtojnë dhe ruajnë bazën e fansave dhe të fitojnë para nga ndikimi i tyre përmes partneriteteve dhe miratimeve.

Në Shqipëri, ka edhe një detaj tjetër që ndoshta të huajt me statusin e të famshmëve nuk kanë nevojë që ta përdorin: Shpikin situata të tilla për të marrë vëmendjen mediatike dhe për të përfunduar në faqet e para të portaleve./E.Ç

Të fundit

Reshjet e dendura të shiut, mungesë energjie në disa njësi administrative në Gjirokastër

Reshjet e shiut të shoqëruara me shkarkime atmosferike kanë prekur sot Qarkun Gjirokastër, me intensitet deri në mesatar. Sipas...

Hirra, kura më e mirë për problemet e mëlçisë dhe pastrimin e gjakut

Hirra e qumështit dhe e kosit është një nga produktet më mirëbërëse dhe funksionon shumë mirë si kurë natyrale për shëndetin. Hirra është e...

Qeveria e Spanjës arrin marrëveshjejen me sindikatat/Rritje e re me 4.4% e pagës minimale

Qeveria e Spanjës njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me sindikatat, për një rritje të re të pagës minimale me 4.4%. Punëdhënësit janë kundër vendimit. Pothuajse...

Nuk pajtohej me postimet e saj në TikTok, babai vret vajzën 15-vjeçare

Një burrë që ishte kthyer së fundmi në Pakistan me familjen e tij nga SHBA-ja, ka rrëfyer se ka qëlluar dhe vrarë vajzën e...

Ngrirja e fondeve për institucionet shqiptare, reagon ambasada e SHBA-së

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një reagimi thotë se vendimi është marrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump për rivlerësimin dhe...

Lajme të tjera

Web TV