Zgjedhjet në Kukës/ Celibashi : Nuk ka pasur probleme teknike në zhvillimin e procesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, nga Kukësi ku po vëzhgon nga afër procesin zgjedhor, tha në një deklaratë për mediat se nuk janë raportuar probleme teknike.

Celibashi theksoi se janë raportuar disa shqetësime nga ana e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për persona që shënonin emrat e votuesve në disa qendra votimi.

“Ardhja ime këtu në Kukës nuk lidhet me ndonjë shkak që lidhet me problematika të mundshme ardhja ime këtu në Kukës.

Thjesht kemi ardhur me një ekip të madh për të asistuar për aq sa mund të ketë nevojë gjithë pjesën e administratën zgjedhore që merret me administrimin e procesit zgjedhor. Nga çfarë është raportuar nuk rezulton se ka pasur probleme në aspektin teknik të zhvillimit të procesit.

Janë prezantuar disa shqetësime nga përfaqësues së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në lidhje me prezencën në disa qendra të votimit të personave që mbanin shënim zgjedhësit që shkonin për të votuar.

Kemi shkuar në këto qendra, të paktën në atë kohë nuk ka rezultuar që ka pasur njerëz dhe në përgjithësi nuk ka raportim për problematika. E kemi adresuar si shqetësim.“, tha Celibashi./   S.M

Të fundit

30 vjet nga masakra e Srebrenicës, mijëra boshnjakë kujtojnë viktimat

Në një varrezë të Srebrenicës, mijëra boshnjakë por edhe delegacione të huaja, shënuan 30 vjetorin e masakrës më të...

Tërmeti ‘’shkundet’’ ishulli Zakynthos në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë mbrëmjen e sotme. Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar pranë brigjeve të ishullit Zakinthos. Sipas...

Burg kush bën parkim dysh/ Eksperti zbulon nenin që çon qytetarët në qeli

Për ekspertin e Çështjeve Rrugore Arben Luzi, bllokimi i rrugës për çdo lloj arsye është vepër penale. I ftuar ditën e sotme në një emision...

Kina i shkon te bregu Tajvanit me tanke amfibe

Kina ka nisur stërvitje intensive me zjarr të vërtetë pranë brigjeve të Tajvanit, në një tjetër shfaqje force që rrit ndjeshëm tensionet në rajonin...

Mediat e Tel Avivit shkruajnë për kapiten Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë

Mediat izraelite i kanë dedikuar një shkrim kapitenit Arben Anamali që humbi jetën në liqenin e Shkodrës teksa ndërhyu të shpëtonte dy turistë izraelitë...

Lajme të tjera

Web TV