Homazhet në sheshin “Nënë Tereza”/ Ndizen qirinj në nderim të policit Bunjaku

Në këto momente janë duke u mbajtur homazhe në sheshin “Nënë Tereza” për policin e rënë në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.

Aktivistë të shoqërisë civile, tifozët Kuq e Zi dhe dhjetëra qytetarë po ndezin qirinj në nderim të Bunjakut.

Efektivi i policisë së Kosovës u vra në orët e para të mëngjesit të së dielës në Banjskë të Zveçanit.

Ai u qëllua me armë nga një grup prej 30 personash që kishin hyrë në territorin e Kosovës dhe që u përplasën me policinë.