Grek apo shqiptar? Kjo eshte çështja sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Auron Tare

 

Ndoshta hera e parë që do të mendohesha përpara fletës së Censusit. Dikur në kohën e Berishës së dytë talleshim me Artan Lamen mbi pyetjet e Censusit. Por kohët kanë ndryshuar.

Lamja nuk para shkruan më dhe një Census i ri na ka mbërritur në derë. Çfarë jam, çfarë dua të jem dhe çfarë mund të jem është në një farë mënyre thelbi i këtij Apeli të ri mbi popullatën.

Për herë të parë kam një dilemë, dilemë kjo e shtyrë nga realiteti i sotëm dhe përqasja ndaj dy ngjarjeve thellësisht shqiptare:

Fredi Bejleri, një ish banor i fshatit të Progonatit në malësitë e thella të Tepelenes, i vetë shpallur grek, i akuzuar (por jo i dënuar) si pjesëtar i grupeve terroriste anti- shqiptare, i zgjedhur në mënyrë demokratike si Kryetar i Bashkisë së Himarës, me mbështetjen politike të një ish-kryeministri dhe një ish-presidenti të Shqipërisë, tashmë në burg.

Për ta çuar në karrigen e fituar Belerin e Progonatit është hedhur në sulm diplomacia helene në nivelin më të lartë të mundshëm. Beleri është bërë një emër i njohur në kancelaritë euro atlantike dhe personalitete të shquara të politikes greke vijnë çdo jave në Shqipëri, për t’i bere presion opinionit publik dhe politikës shqiptare.

Dritan Goxhaj, shqiptar, ish-anëtar i UÇK-se i cili në kohën më kritike për kombin e tij ju përgjigj thirrjes së ndërgjegjes kombëtare. Shërbeu në ushtrinë guerrile dhe pasi lufta mbaroi dhe Kosova u bë e pavarur vazhdoi jetën e tij modeste pa kërkuar as shpërblime dhe as medalje.

Sot është në burgjet e shtetit të tij për një intervistë (në median e lirë dhe të pavarur demokratike ku presupozohet të thuash mendim tënd). Për Goxhajn nuk interesohet askush nga diplomacia jonë (të paktën publikisht) as ish-kryeministri dhe presidenti i Republikës.

Lexo edhe :  Rio, bariu nga India dhe një kulture që po shuhet

Po ashtu si opinioni publik si politika nuk kanë ndonjë interes të dukshëm për çështjen e tij. Për Goxhajn nuk ka as shoqatë avokatësh që ta mbrojnë publikisht, as Kryetarë Bashkish dhe as Kryeministra. Dritani është i vetëm në qeli, dhe për ironi të fatit ndoshta shumë afër me qelinë e Belerit nga Progonati.

Grek apo shqiptar? Kjo është çështja sot./kb

Të fundit

‘Katër vatra të murtajës së bagëtive”/ Ministria: Masa të forta për ndalimin e përhapjes

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se deri më tani janë identifikuar katër vatra të murtajës së ruminantëve të vegjël...

‘Shkollë Verore në Tiranë, Kamëz dhe Durrës’ , Manastirliu: Ja kur do të nisë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, prezantoi sot modelin e ri të Shkollave Verore, i cili do të pilotohet duke filluar nga data 16...

“Evropa është e rrethuar nga një brez vendesh në krizë”

Sipas një raporti të OKB-së, rreth 122 milionë njerëz në mbarë botën janë të zhvendosur për shkak të luftërave dhe konflikteve. Situata në Sudan...

Zhdukja e Jan Prengës, vijon rigjykimi në Apelin e GJKKO për kopshtarin e resortit

Po vijon në Gjykatën e Posaçme të Apelit rigjykimi për kopshtarin e kompleksit ‘Golden’ në Shijak, festim Bexhdili, i akuzuar si pjesë e grupit...

Shpat Kasapi reagon pas largimit të Selvijes nga Tirana: Gruaja s’ta fal

Martesa mes këngëtarit të njohur Shpat Kasapi dhe Selvije Jaos ka përfunduar, dhe duket se ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë për...

Lajme të tjera

Web TV