Universiteti i Tiranës në fund, renditet në vendin e 677 nga 688 universitete në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti i Tiranës, një nga institucionet e arsimit të lartë më i rëndësishëm në Shqipëri, renditet në 10 vendet e fundit mes universiteteve në Evropë. Nga 688 institucione arsimore që janë rankuar, ai i Tiranës është në vendin e 677.

Një renditje që tregon gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet arsimi i lartë në Shqipëri.

Qëndresa Qytetare ka publikuar renditjen e “QS World University Ranking”, një nga portofolët e renditjeve krahasuese të universiteteve të përpiluara nga analisti global i arsimit të lartë Quacquarelli Symonds.

  • Universiteti Bujqësor renditet i 605
  • Universiteti Durrësit renditet i 606
  • Universiteti i Politeknik renditet i 658
  • Universiteti i Tiranës renditet i 677

Kjo është renditja e katër universiteteve shqiptare, nga 688 institucione të arsimit të lartë të Evropës Jugore që janë përfshirë në rankim. Dy vite më parë, respektivisht në 2021 këto universitete renditeshin tek fasha 301-350 dhe në 2022 midis 350-400.

Qëndresa Qytetare vlerëson se ky pozicionim i universiteteve shqiptare lidhet me qasjen e tyre ndaj arsimit, duke theksuar se ato investojnë më shumë për zyrat e titullarëve sesa për pajisje shkencore, rekrutojnë staf mbi baza miqësie dhe jo meritokracie, paguajnë me shumë rojet se projektet shkencore dhe në dy vitet e fundit kanë pasur probleme thelbësore me reputacionin akademik.

Kjo rënie në renditje nuk është shkaktuar vetëm prej shtimit të universiteteve të reja në rankim që edhe pse futen rishtas renditen më sipër, pasi në listë janë shtuar vetëm 146 IAL, ndërsa Universiteti i Tiranës dhe tre të tjerët janë më shumë se 200 vende në fund të tabelës.

Renditja e universiteteve – QS World University Ranking by Newsbomb Albania on Scribd

( S.M )

Të fundit

Fillon dimri i vërtetë! Meterologia paralajmëron reshje dëbore ditët në vijim

Mbrëmja e sotme dhe nga nesër deri të shtunën do të ketë reshje shiu, ndërsa nga fillimi i javës...

5 vjet SPAK, Dumani: Jemi përballur me përpjekje për të minuar punën tonë

Kreu i SPAK, Altin Dumani në ceremoninë e 5 vjetorit të themelimit të SPAK tha se reforma në drejtësi solli pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të...

Big Brother Albania hap dyert të shtunën, ja mesazhi i Sara Hoxhës pak ditë para nisjes

Sara Hoxha ka ndarë një mesazh në Instagram, duke folur për përkushtimin dhe sfidat e saj në punë, ndërsa paralajmëron një sezon të ri...

Gripi i shpendëve, guvernatori i Kalifornisë shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në përgjigje të një shpërthimi të gripit të shpendëve, i cili ka infektuar 34...

“Mbështetje Diasporës në njohjen e pensioneve”/Rama: Jemi duke negociuar 8 marrëveshje…

Kryeministri Edi Rama thotë se mazhoranca ka mbështetur Diasporën për njohjen e pensioneve në shtetet ku shqiptarët jetojnë dhe punojnë. Në takimin vjetor të Këshillit...

Lajme të tjera

Web TV