Turi i takimeve/ Basha nga Tirana: Qytetarët i kanë mirëpritur propozimet e mia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turin e takimeve që ka nisur në të gjithë Shqipërinë, Lulzim Basha e ndali në Tiranë.

I pashqetësuar nga lufta e brendshme, qoftë me demokratët e Foltores, e qoftë në parlament me deputetët e Gazment Bardhit, kreu i PD thotë se Partia Demokratike do të çojë para nismat, të cilat tashmë po ia prezanton dhe drejtpërdrejtë qytetarëve.

“Shumë qytetarë më kanë thënë se i kanë mirëpritur propozimet e mia që vetting-u në politikë të faktojë kush janë politikanët e korruptuar.
Ata duan që ta zgjedhin vetë deputetin e tyre dhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë e po kështu që Presidentin ta zgjedhë drejtpërdrejt populli.”- tha Basha.

Basha thotë se deputetëve dhe qeveritarët duhet të mos kenë asnjë mburojë imuniteti për t’u hetuar nga SPAK.

“Paratë që duhet të shkonin te qytetarët, sot përfundojnë në xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me qeveritarë të korruptuar.

Për këtë ne kemi kërkuar që deputetët dhe qeveritarët të mos kenë asnjë imunitet për t’u hetuar nga SPAK.”- u shpreh Basha.

Kreu i PD ka nisur takimet me qytetarët në të gjithë qytetet e vendit.

Ky tur, që shihet si një fushatë e parakohshme, pritet të zgjasë rreth dy muaj, kohë kur PD do të përfundojë të gjithë procesin e reformimit të brendshëm, reformim që ka lënë jashtë strukturave të PD zyrtare berishistët./   S.M

Të fundit

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

SHBA i pezullon për 90 ditë tarifat ndaj Kinës

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për zgjatjen e armëpushimit tarifor me Kinën për 90 ditë tjera, ka thënë një zyrtar i Shtëpisë...

Juventus arrin akordin me yllin e Premier League

Juventus ka arritur marrëveshjen personale me Matt O’Riley, qendërmbrojtësin danez që luan me Brighton. Për 24-vjeçarin ka pasur interes edhe nga ekipet e tjera...

Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej...

Lajme të tjera

Web TV