Kush është “Tigri” që po mbyll dosjet e bandave?/ Karamuço bën deklaratën e fortë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një tjetër deklaratë tronditëse sa i përket asaj që po ndodh me sistemin e drejtësisë në Shqipëri, si dhe çfarë po ndodh me hetimet për korrupsion të zyrtarëve të lartë në politikën shqiptare.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Karamuço ka sjellë detaje mjaft interesante sa i përket punës që dy agjentët shqiptarë që ndodhen në Hagë, po bëjnë për zbërthimin e përgjimeve të SKY ECC, dosje të cilat më pas po ja kalojnë SPAK-ut.

Karamuço konfirmoi në mbrëmje se Shqipëria kërkoi që në zyrën e interpolit në Hagë të shkonin 6 agjentë shqiptarë për të punuar mbi përgjimet në ECC por janë pranuar vetëm dy.

Ai tha se aktualisht janë duke u hetuar disa dosje kriminale, dhe se po zbërthehen miliona mesazhe, pasi aplikacioni SKY përdorej nga më shumë se 16 mijë shqiptarë.

“Janë mbi katër apo pesë grupe që po hetohen njëkohësisht, i patë dosjet që i kishin lënë në çimento, janë pafund dhe po vijnë pa fund.

Në Europol në Hagë, ne kemi kërkuar të çojmë  6 agjentë për të gjetur, selektuar dhe për të marrë. Ata kanë thënë se kemi dy poste pune. Po vijnë miliona mesazhe”, tha ai.

Ndërkohë Karamuço tha se ajo që pritet të nxjerrin hetimet nga SKY do të trondisin me themel drejtësinë shqiptare, por gjithashtu do të jetë një sfidë shumë e madhe edhe për vetë SPAK.

Ai deklaroi se një person me nofkën “Tigri”, i cili i përket nivelit të lartë në pushtetin gjyqësor, ëhstë njeriu i cili po dërhyn tek prokurorët dhe gjyqtarët për të mbyllur të gjitha hesapet me drejtësinë për bandat që operojnë në veri të vendit.

Lexo edhe :  Pastrim parash dhe kontrabandë bizhuterish, GJKKO merr vendimet për grupin e akuzuar

Sipas Karamuços, SPAK vijon hetimet intensive për ta identifikuar se kush fshihet pas këtij pseudonimi, i cili punon për llogari të grupeve kriminale.

“I dyti del po në përgjime “Sky Eç”. Quhet edhe ai me pseudonimin “Tigri” dhe s’ka lidhje fare me ish-zv.kryeministri.

Ky është funksionarë i lartë i pushtetit gjyqësor, dhe troket në çdo derë të prokurorëve dhe gjyqtarëve për të zgjidhe çështjet të organizatave kriminale në veri të vendit dhe nuk dihet se kush fshihet pas këtij pseudonimi.

Është brenda sistemit. Merr urdhrat dhe troket dhe u thotë gjyqtarëve dhe prokurorëve më zgjidhni këtë për llogari të filan bande. Dhe tani SPAK është në sfidë të madhe dhe nuk po e gjen dot”, tha ai./   S.M

Të fundit

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi...

“Ilir Meta në listat e PD është turp i madh”, shpërthen Elezi: Ka degjeneruar të djathtën

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi thotë se është turp për Partinë Demokratike që të fusë në listë të sigurt kreun e PL,...

Ngjela komenton lojën e Greqisë në Shqipëri: Ata nuk kërcënojnë dot, janë tërhequr

Avokati Spartak Ngjela ndau sot (3 Shkurt) mendime për zhvillimet politike në Shqipëri, Kosovë, rajon dhe gjeopolitikën ndërkombëtare në lidhje me faktorin shqiptar. Ai e...

Shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina

Toksinat janë prezente në çdo gjë që na rrethon, në ajër, ujë madje edhe në ushqimin që hamë. Ato grumbullohen në trup nga ushqimi...

Strehimi në Tiranë/ Si do funksionojë programi për kreditë dhe banesat sociale!

E dyndur nga individë e çifte të reja që kanë zgjedhur të nisin jetën në kryeqytet, Tirana ka sot jo vetëm numrin më të...

Lajme të tjera

Web TV