Të fjeturit pa rroba ju dobëson? Çfarë duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjetja pa rroba është një shenjë e mirë vetëbesimi dhe mund të nxisë intimitetin me partnerin. Por, a e dini se ka gjëra të tjera më befasuese që mund të ndodhin nëse ju vendosni të flini nudo? Ekspertët thonë se mund të humbni peshë dhe kjo ka të bëjë me temperaturën e ulët ndaj së cilës trupi ekspozohet kur rrobat hiqen para gjumit. Sipas një studimi nga Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit, temperaturat e ftohta gjatë natës rrisin yndyrën kafe (yndyra që djeg më shumë energji) në trupin tonë, e cila përshpejton metabolizmin dhe në këtë mënyrë kontribuon në humbjen e peshës.

Ne kemi dy lloje kryesore të yndyrës: yndyrë të bardhë dhe yndyrë kafe. Yndyra e bardhë është në thelb ruajtja e energjisë që ndodh kur merrni kalori shtesë, yndyra kafe aktivizohet në mjedise të ftohta, duke djegur energji për të ruajtur temperaturën e trupit.

Gjumi nudo mund të ulë stresin, i cili gjithashtu ndikon në humbjen e peshës.

Ju ndoshta e keni zakon të flini me rroba, por duhet ta dini se një temperaturë e ulët ndikon direkt në një gjumë të shpejtë dhe më cilësor. Kjo ka të bëjë me ritmin cirkadian dhe temperaturën optimale të trupit për gjumë. “Gjatë ritmit normal cirkadian njerëzor, gjumi ndodh kur temperaturat janë në rënie. Kjo rënie e temperaturës fillon rreth dy orë para se të flini, që përkon me lirimin e hormonit të gjumit melatoninës,” shpjegoi Katherine Hall, një psikologe gjumi. Ftohja e trupit duke fjetur nudo ju ndihmon të flini më shpejt dhe të bëni një gjumë më cilësor.

Për ata që duan të provojnë të fjeturit pa rroba, sigurohuni që të bëni dush para gjumit për të shmangur ndotjen e çarçafëve./E.Ç

Të fundit

Zbulohet dashuria e parë e Papa Françeskut. “Nëse nuk martohem me ty…”

Ndërsa bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkëve në moshën 88-vjeçare, një...

Edmond Spaho: PS shpërndan miell për vota në Maliq! Reagon kisha: Janë ndihma humanitare

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka denoncuar se Partia Socialiste u shpërndanë qytetarëve në Maliq miell në këmbim të votës. Sipas tij, shpërndarja...

Pas Big Brother VIP, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel!

Spektakli "Portokalli" ka ardhur në sezonin e 43-të, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm, sepse prej vitesh na...

PD prezanton kandidatët në qytetin e Kavajës, Elmar Brook: Ta heqim Ramën!

Partia Demokratike dhe aleatët e saj prezantuan sot në Kavajë kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sali Berisha...

Rama porosi vajzave shkodrane mes batutave: Nëse keni simpatizant demokrat me mend…

Kryesocialisti Edi Rama pati një tjetër moment pikant me të rinjtë e Shkodrës në fund të fjalës së tij gjatë takimit. Ai përsëriti porosinë për...

Lajme të tjera

Web TV