Nuk përmbahet Erdogan, sulmon ashpër Izraelin: Po sillen si organizatë e jo si shtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të mërkurën se Izraeli “nuk po sillet si një shtet por si një organizatë”, pasi ushtria izraelite po i vazhdon bombardimet pareshtur në Rripin e Gazës qëkur u sulmua nga Hamasi në fundjavë.

“Izraeli nuk duhet të harrojë se, nëse sillet si një organizatë dhe jo si një shtet, do të përfundojnë duke u trajtuar si e tillë”, tha Erdogan, duke i cilësuar si “metoda të turpshme” sulmet e ushtrisë izraelite në Gazën e mbipopulluar.

Të hënën, Izraeli njoftoi rrethimin e plotë të Rripit të Gazës, duke thënë se nuk do të lejonte futjen e ushqimit dhe karburanteve.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës tha se 1.055 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 5.100 të tjerë janë plagosur nga bombardimet hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës.

Gati 60% e të plagosurve në Gaza janë gra dhe fëmijë, shkruan rel.

Erdogani theksoi se “bombardimi i zonave civile, vrasja e civilëve, bllokimi i ndihmave humanitare dhe përpjekja për t’i paraqitur këto si arritje, janë veprime të një organizate dhe kjo të një shteti”.

Erdogani zakonisht e përdor fjalën “organizatë” kur flet për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), e cila cilësohet si grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.

“Ne mendojmë se lufta duhet të ketë etikë dhe të dy palët duhet ta respektojnë këtë. Fatkeqësisht, këto parime po shkelen rëndë në Izrael dhe në Gaza”, tha ai, duke e dënuar “vrasjen e civilëve në territorin izraelit” dhe “masakrimin e njerëzve të pafajshëm në Gaza, të cilët përballen me bombardime të vazhdueshme”.

Ushtria izraelite tha të mërkurën se numri i përgjithshëm i të vrarëve në Izrael ka arritur në 1.200 dhe se më shumë se 2.700 njerëz janë plagosur që nga sulmi befasues i militantëve të Hamasit, të cilët i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit të shtunën.

Lexo edhe :  Jordania dhe Egjipti kundërshtojnë planin e Trump për zhvendosjen e palestinezëve

Forcat Izraelite njoftuan të mërkurën se e kanë rindërtuar barrierën përreth Gazës dhe se kanë dërguar trupa këmbësorie, artileri dhe mbi 300.000 rezervistë në afërsi të kufirit me të.

“Ata janë afër Rripit të Gazës duke u përgatitur ta ekzekutojnë misionin që u është dhënë nga Qeveria e Izraelit – dhe ky mision është për t’u siguruar se Hamasi në fund të kësaj lufte nuk do të ketë më ushtri me të cilën mund t’i kërcënojë apo vrasë civilët izraelit”, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit të mërkurën./   S.M

Të fundit

Tjetër tërmet i fortë në Santorini, lëkundjet ndjehen edhe në Atikë

Santorini vijon të mbetet “nën pushtetin” e tërmeteve. Vendi prej javësh është goditur nga tërmete të njëpasnjëshme. Mëngjesin e sotëm...

Marrëveshja për Kongresin Botëror të Ligjit/ Rama në Spanjë, pritet nga Mbreti Felipe VI

Ashtu siç edhe njoftoi ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Madrit, ku do të nënshkruajë marrëveshjen në lidhje me...

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar një dollar do blihet me 94.7 lekë dhe do shitet me 96 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do...

Sa vjet zgjati Senati Romak? Më shumë se vetë qyteti

Senati Romak u krijua më 21 prill 753 para Krishtit dhe zgjati 1382 vjet, më shumë se e gjithë historia e Romës së lashtë....

Shefat mund të jenë horrat e Super Bowl por ne do të humbnim padiskutim

Kansas City ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për djemtë e këqij: fitore, thirrje të dyshimta dhe lojtarë të papëlqyeshëm. Por ato janë gjithashtu...

Lajme të tjera

Web TV