Pezullohen fluturimet nga Tirana drejt Lutonit në Londër, zbardhet shkaku

Janë pezulluar të gjitha fluturimet nga Tirana drejt Lutonit në Londër duke filluar prej pasdites së djeshme.

Nga Shqipëria drejt Lutonit ka disa linja në ditë; ndërsa shkak është bërë një zjarr i rënë dje në Parkingun e Aeroportit.

Dhjetëra mijëra pasagjerë janë prekur nga ky pezullim.

Terminali Car Park 2 pësoi një “kolaps të rëndësishëm strukturor” pas zjarrit, thotë shërbimi zjarrfikës.

Deri në 1500 automjete mund të kenë qenë në parkingun e makinave në atë kohë.

Qindra njerëz kanë mbetur të bllokuar në aeroport.

Shërbimi zjarrfikës thotë se zjarri duket se ka qenë “aksidental”./   S.M