”Fan Zone” në sheshin ”Skënderbej”/ 12 orë festë në mbështetje të Kombëtares Kuqezi

Kur na ndajnë edhe pak orë nga sfida Shqipëri-Çeki, gjithçka është gati në Fan Zonën e ngritur nga Bashkia e Tiranës në sheshin “Skënderbej”.

Të gjithë ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për ndeshjen deçizive Shqipëri-Çeki, do të mund ta ndjekin në një ekran gjigand në shesh.

Momentet më të bukura të kombëtares ndër vite, muzikë, energji shpërthyese, ndeshja dhe me shpresë dhe festa e fitores do të mund të ndiqet deri në orët e vona në Fan Zonën.

Hyrja e qytetarëve do të jetë e lirë, ndërsa nga organizatorët kanë marrë masa për akomodimin e një numri të madh qytetarësh për të parë ndeshjen në shesh./   s,m