Betohet “Qeveria emergjente” e Izraelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligjvënësit izraelitë kanë mbështetur “qeverinë e zgjeruar emergjente”, një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për bashkimin në ekzekutiv me rivalët e tij, për aq kohë sa të vazhdojë konflikti me militantët palestinezë të Hamasit.

Benny Gantz dhe katër anëtarë të partisë së tij u betuan si ministra pa portofol, pasi Parlamenti votoi për Qeverinë e re me 66 vota për dhe katër kundër.

Para votimit, Netanyahu tha në Parlament se “uniteti që kemi krijuar dërgon mesazhin e një force të madhe”, duke u zotuar se “do të shkatërrojmë Hamasin”.

Lideri opozitar, Yair Lapid, – ish-aleat i Gantzit – më herët tha se ai nuk do t’i bashkohet Qeverisë.

Gjatë një adresimi televiziv, Lapid akuzoi udhëheqësit izraelitë për “dështim të pafalshëm” për shkak të mosparandalimit të sulmit brutal që militantët e Hamasit kryen në fundjavë.

Luftimet që nga 7 tetori midis Izraelit dhe militantëve nga Gaza kanë lënë të vrarë mbi 1.200 persona në Izrael dhe 1.350 në Rripin e Gazës.

Netanyahu dhe Gantz, përmes një deklarate të përbashkët, më 11 tetor njoftuan se janë pajtuar të bashkojnë forcat gjatë luftimeve dhe të formojë “kabinetin e luftës” prej tre anëtarësh, ku do të përfshihet edhe ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Në Qeveri po ashtu kanë mbetur aleatët e Netanyahut të ekstremit të djathtë se hebrenjtë ultra-ortodoksë.

Sipas marrëveshjes, Netanyahu është pajtuar që të ndalë reformën në gjyqësor, që ka ndarë shtetin dhe kundër saj janë organizuar protestat më të mëdha në historinë e Izraelit.

Gantz për herë të fundit kishte shërbyer në një kabinet të Netanyahut më 2020-2021, ekzekutiv që u formua në bazë të marrëveshjes që i mundësonte Gantzit të udhëhiqte në pjesën e dytë të mandatit të Qeverisë. Por, në Izrael atëbotë u shpallën zgjedhje të parakohshme para se Gantz të mund të bëhej kryeministër./ REL

Të fundit

Qeveria mbyll TikTok, opozita thërret protestë kombëtare

Qeveria Shqiptare mori vendimin për mbylljen e përkohshme e TikTok në Shqipëri. Ky vendim i ardhur nga si paralajmërim...

Vota e diasporës/ 246 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë kanë mundësi të votojnë më 11 maj

Janë 245, 975 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që janë regjistruar për të pasur mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. KQZ mbylli mesnatën e...

Ministrja Manastirliu uron mësuesit: Mirënjohje për përkushtimin ndaj fëmijëve tanë!

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu ka uruar sot mësuesit për festën e 7 Marsit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu “Me mirënjohjen për...

Shpërthen një tjetër raketë e SpaceX, tjetër dështim për Elon Musk

Një raketë SpaceX shpërtheu këtë të enjte pak minuta pasi u lëshua nga Teksasi, duke shkaktura një ndërprerje të fluturimeve ajrore në disa zona...

Nga shkurti, deklarata e tatim në burim do parambushet automatikisht

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, informon të gjithë tatimpaguesit se vijojnë përmirësimet për të lehtësuar procesin e deklarimit elektronik të deklaratave tatimore. Nga periudha shkurt...

Lajme të tjera

Web TV