Falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki, bien në pranga dy persona (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albano Osmani dhe Sokol Arapi janë vendosur në pranga nga polcia paraditen e sotme për falsifikim dhe shitje me çmim të lartë të biletave të ndeshjes Shqipëri-Çeki.

Sipas hetimeve rezulton se dy personat kanë falsifikuar dhe shitur mbi 60 bileta për këtë ndeshje.

Nga veprimet hetimore të policisë rezulton se Osmani dhe Arapi kanë mashtruar me ditë të tëra qytetarë të cilët kanë qenë të interesuar për të parë ndeshjen në Air Albania.

NJOFTIMI I POLICISË

Vihen në pranga 2 shtetas që falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i shitën ato me çmime të larta.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë falsifikuar dhe shitur rreth 60 bileta të tilla, për këtë ndeshje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit të shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki, me çmime shumë të larta, me anë të mashtrimit, që u godit ditën e djeshme, kanë vënë në pranga 2 nga shtetasit që ishin në hetim për këtë rast, konkretisht:

A. O. dhe S. A., të dy banues në Tiranë.
Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i kanë shitur ato me çmime deri në 400 euro. Pasi qytetarët kanë paraqitur këto bileta, për të hyrë në stadium, janë krijuar probleme teknike sepse biletat ishin të dubluara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./  S.M

Të fundit

Tjetër skandal/ Shkakton kancer, AKU e pranon: Kemi konsumuar qumësht me aflatoksinë

Nuk kanë të ndalur problematiket në lidhje me sigurinë ushqimore. Burime për “Ora investigim” bëjnë me dije se gjatë...

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

Në këtë periudhë mushkonjat janë një nga shqetësimet më bezdisëse. Dhe luhatjet e temperaturave nuk na ndihmojnë fare me sulmet e tyre. Por përveç bezdisjes,...

Japonia miraton ligjin që lejon vrasjen e kafshëve të rrezikshme

Japonia ka miratuar sot një ligj për të lejuar “gjuajtje urgjente të kafshëve të rrezikshme” nga gjuetarët nëse shkelin në zonat e populluara, shkruajnë...

FOTO/ Sali Berishën e veshin me jelek popullor dhe qeleshe në Krujë

Kreun e PD-së, Sali Berisha, te pazari në Krujë, artizanët i kanë dhuruar dhe veshur një jelek popullor dhe një qeleshe. “Do të duhej të...

Sherr në PS: Grushta mes ‘të vetëve’ në Kavajë

Një incident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në selinë e Partisë Socialiste për zonën Kavajë-Rrogozhinë, ku rreth orës 23:00 ka plasur dhuna...

Lajme të tjera

Web TV