Vendoset taksë e re për tokat pyjore, sa do të paguajnë njerëzit në bashki të ndryshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Projektligji i ri për pasuritë e paluajtshme përfshin edhe taksimin me metodologjinë e re të tokave pyjore, të cila deri më tani kanë qenë të përjashtuara. Referuar draftit të hartuar nga Ministria e Financave dhe të hedhur për konsultim, për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave pyjore, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% deri në 0,3% , shumë e cila do të paguhet nga taksapaguesit që kanë në pronësi një parcelë të tillë.  SCAN ka siguruar shembujt e ndërmarrë nga Ministria e Financave, e cila supozon aplikimin e shkallës më të ulët të taksës për këtë kategori,  për të bërë dallimin midis bashkive ku gjenden këto parcela.

Konkretisht, nëse do të marrim në konsideratë një pronë pyjore 10 mijë m2 apo 1 hektarë, në Bashkinë Tiranë, e cila aktualisht nuk taksohet, çmimi llogaritet në 500 lekë/ m 2,  vlera e taksueshme rezulton 5 milionë lekë,  niveli i taksës së propozuar  0.1 %, detyrimi për tu paguar në të ardhmen rezulton 5 mijë lekë. Në bashkinë Pukë, për një tokë pyjore me sipërfaqe 1 hektarë, aktualisht e pa taksuar, çmimi llogaritet në 100 lekë për m2,  vlera e taksueshme është 1 milionë lekë, niveli i  propozuar 0.1 %, taksa për tu paguar në të ardhmen rezulton 1 mijë lekë.

Pra në bashkitë ku vlera e pronës pyjore është më e lartë, qytetarët do të paguajnë më shumë taksa dhe aty ku është më e ulët do të paguajnë më pak. Por duke qenë se është marrë si shembull shkalla më e ulët e përqindjes që mund të aplikohet, detyrimet mund të jenë edhe më të larta nëse për kategori të ndryshme taksimi mund të jetë 0.2% apo 0.3%. Pronë pyjore, është çdo parcelë që është pjesë e fondit pyjor, në bazë të parashikimeve të legjislacionit në fuqi për pyjet./e.t

Të fundit

Gjendet i pajetë 64-vjeçari në Portin e Sarandës, detajet e para

Ditën e sotme në Portin e Sarandës është gjetur pa shenja jete një 64-vjeçar, i punësuar atje si roje...

Pagat rriten, 366 miliardë lekë në arkë, por shpenzimet frenohen nga zgjedhjet

Në gjysmën e parë të këtij viti, në arkën e shtetit u futën gati 366 miliardë lekë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë...

Tmerr në dhomën e rezonancës/ Skaneri ‘gëlltit’ të moshuarin me zinxhir metalik

Një incident i rëndë ka ndodhur të mërkurën pasdite në një qendër imazherie në Long Island, duke lënë një burrë 61-vjeçar në gjendje kritike. Ngjarja...

Sezoni turistik/Zona e Adriatikut 90% e mbushur me pushues, Jugu ka luhatje! Shkak çmimet

Shqipëria është listuar një nga 7 vendet më të përballueshme në Europë për udhëtarët. Në lidhje me këtë renditje në ‘Sot Live në Shqipëri’ ishte...

Bashkitë dhe privati do të detyrohen të investojnë në teknologji

Nga Berati, ku u takua mepërfaqësues sipërmarrjeve në sektorin e teknologjisë, inovacionit dhe start-up-eve, Kryeministri EdiRama paralajmëroi vendosjen e një detyrimi për sektorin privat...

Lajme të tjera

Web TV