SPAK akuzon për trafikim droge Ramazan Rrajën dhe bashkëpunëtorët e tij

SPAK ka lëshuar një akuzë të re për trafikim të lëndëve narkotike për Ramazan Rrajën, nipin e ish-deputetit Rrahman Rrajës.

Raportohet se akuza e re për trafikim droge është edhe për Plarent Dervishin, Gent alias Akil Nerjakun, Gent Pjetrin dhe Bashkim Haxhinë.

Burime pranë institucionit të akuzës bëjnë me dije se anëtarët e këtij grupi janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal brenda dhe jashtë vendit.

I njëjti grup akuzohet edhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremi (Rrumi), ku mbeti i vrarë Andi Maloku.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”,  Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi)./E.T