E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 26-vjeçare infermierja shqiptare

Ka ndërruar jetë në moshë të re një infermiere në Kosovë, për të cilën familjarët kishin kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit.

Viktima është Qendresa Llapashtica Ismajli, 26 vjeçe, e cila ka mbyllur sytë përgjithmonë gjatë orëve të mëngjesit të sotëm. Ajo ishte diagnostikuar me leukemi akute, shërimi i së cilës fatkeqësisht nuk ishte i mundur të bëhej në Kosovë

Qëndresa la pas dy vajza, njëra 2-vjeçe e tjetra 2 muajshe. Lajmin e hidhur e ka dhënë bashkëshorti i saj Erduan Ismajli.

Njoftim, me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë ju njoftojmë se me 17.10.2023 ndërroi jetë më e dashura jonë Qendresa Llapshtica-Ismajli. Varrimi bëhet me datë 19.10.2023 në Prishtinë tek varrezat e Dragodanit me namazin e drekes (13:00). Te pikëlluar familja Llapashtica dhe Ismajli”/   S.M