Dhuna në familje, problem në juglindje, dhjetëra të arrestuar gjatë muajve të fundit

Dhuna në familje mbetet një nga problematikat më të mëdha të qarkut juglindor.

Së fundmi, është arrestuar në Devoll një 36-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij në prani të fëmijëve. Denoncimi u bë ditën e djeshme, ndërsa ai u arrestua në orët e vona të mbrëmjes nga komisariati i Policisë së Devollit

Sa i përket kësaj problematike, në Bashkinë e Devollit në bazë të statistikave, janë konstatuar rreth 12 raste të dhunës për një periudhë kohore të 3 muajve të fundit, ku janë pajisur me urdhër mbrojtje të dhunuarat nga bashkëshortët.

City News Albania ka siguruar edhe statistikat në qark, ku më konkretisht, në 9 muajt e fundit janë arrestuar 35 shtetas, 2 të ndaluar, 61 të tjerë në gjendje të lirë dhe 5 të shpallur në kërkim./I.S