Mbyllja e kufijve, Meta: Gati plani për rikthimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Në ditët në vijim do të jetë gati një plan publik që do të ndiqet për procedurat e rikthimin e shqiptarëve të bllokuar jashtë për shkak të COVID-19,” deklaroi sonte presidenti Ilir Meta.

I ftuar në “Real story” në News24, Meta theksoi se për çdo shqiptarë që kthehet nga vende të ndryshme të botës, do të ndiqen procedura të ndryshme për karantinë sa më të sigurt.

“Ka vende që shtetasit nuk të lejojnë pa bërë testimet e tyre. Ne do të sigurojmë që karantinim të sigurt për ta. Ky është proces kompleks.

Ku me shtetasit në Angli do të veprohet ndryshe. Me ata në Itali, procedura të ndryshme. Shumë shpejt, në ditët që vijnë do të ketë një plan publik që të përballojmë këtë situatë në mënyrë të mirë. Ne do bëjmë gjithçka si shtet me këtë operacion.

Me sukses dhe sa më shpejt. Në ditët që vijnë do të kemi komunikime të tjera dhe deri atëherë të gjithë qytetarët tanë të jenë në kontakt me ambasadat.

Ky është shqetësim madhor për mua si president i vendit. Pasi jam më i qetë me gjerat e tjera. Kjo është një çështje që merre një prioritet të veçantë, deri në kthimin e qytetarit të fundit shqiptar që dëshiron të kthehet në vendin e tij.”, tha Meta.

Të fundit

Lazio triumfon mes emocioneve por “gjunjëzohet” tek 11-metërshat përball Bodo Glimt

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë...

Ndeshja më e çmendur e viteve të fundit, United triumfon në kohën shtesë ndaj Lyon

Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë. Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United...

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë tjetër, këto marrëdhënie mund të...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

Lajme të tjera

Web TV