16 objekte ndërtimi, 6 llogari bankare…/ Ja pasuritë e bllokuara të Malltezit (LISTA)

Në njoftimin e plotë për rastin Malltezi-Berisha, SPAK ka publikuar edhe listën e pasurive të bllokuara.

Bëhet fjalë për gjashtë llogari bankare dhe 16 pasuri të paluejtshme (vila, dyqane, apartamente etj).

Ja çfarë thotë SPAK:

Mbështetur në kërkesën datë 15.10.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 410 datë 20.10.2023, ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për:

16 (gjashtëmbëdhjetë) pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetasit J. M.,
6 (gjashtë) llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të shtetasit J. M.,
si dhe kuotat e kapitalit themeltar në pronësi të shtetasit J. M. në shoqëritë “Homeplan” shpk (45% e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100% e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fit (60% e kuotave)./  S.M